Albspirit

Media/News/Publishing

Shaip Kamberi: Tirana e Prishtina të ndërhyjnë për të bashkuar shqiptarët

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi tha në një intervistë për Zona Zero në Top Neës se përpjekjet po vijojnë për të dalë me një listë të vetme, që sipas përllogaritjeve mund t’u japë shqiptarëve të paktën dy mandate në zgjedhjet e prillit.

 “Ka 30 vite ndasi që shqiptarët e kanë të pamundur të bëhen bashkë për shkak të ndasive të thella. Por duam të vazhdojmë përpjekjet, por daljen me një listë të përbashkët do ta arrinte vetëm ndërhyrja e Tiranës dhe Prishtinës”, tha ai.

Sipas Kamberit, Tirana dhe Prishtina duhet të ndihmojnë që shqiptarët të paraqiten në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare të prillit në Serbi. Ai solli si shembull ndërhyrjen e 2020 të Tiranës dhe Prishtinës që bashkoi partitë shqiptare për të dalë në një listë të vetme.

Please follow and like us: