Altin Sh. Kajtazi: T’I O DIELL
T’i o diell aq shumë nxehe rrajën e tokës
sa që thaje edhe barin e t’vdekurve
diç ma shumë sakaq mu shpirtin
kujtoi se isha gur!
T’i o diell pse s’nxeh
e idhtë që dita e motit
ka rënë ftohtë, kullon gjithë trupi
zemra, diellit më si qesh!
T’i o diell nxeh, se më duhesh
e shtri fytyrën time kah çel buzëqeshja
orë e orë të tëra mund të rri
vdekja ka me ardh e unë diellin kam me pa ne sy!
19.01.2022
Please follow and like us: