Krivokapiq shkarkon nga detyra Abazoviqin
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka bërë të ditur se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviq.
Në vend të Abazoviq, ai ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.
“Sot i dorëzova Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për zëvendësimin e Dritan Abazoviqit dhe propozova Ministrin e Financave dhe Përkujdesjes Sociale, Milojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri të Qeverisë së Malit të Zi. Evropa tani! Për një Mal të Zi të shëndosh”,ka shkruar Krivokapiq në rrjetin social Facebook.
Please follow and like us: