Allah, allah/Arrestohet prifti grek që përdhunoi 16-vjeçaren
Skandal në Greqi. Një prift grek 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar për 4 vite rresht një 16-vjeçare shqiptare.
Në një rrëfim tronditës e mitura ka treguar para hetuesve se prifti e kishte përdhunuar që kur ishte 13-vjeçe.
Autori i pedofilisë është prift dhe shërben në një kishë në lagjien Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.
Ai ka 3 fëmijë, madje vajza e madhe e tij është pothuaj në të njëjtën moshë me viktimën.
37-vjeçari ka mohuar akuzuat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.
Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij