Albspirit

Media/News/Publishing

Nexhat Halimi: Fundi i rrugës

Çdo rrugë e ka fundin mes fillimit e nyjës në krua

e kjo është ajo biografia  e mbetur peng në kohë

do ta rrëfejë çdo gur e çdo rreng të rëndë trohëtrohë

dredhi ose diçka tjetër të keqe veç për ty dhe mua

 

fshehurazi dikujt për ta vënë në gjendje të vështirë

herë në këtë ngjyrë e herë tjetër në këtë mënyrë

ja ec tashmë gjithherë mes dy stacionesh mistike

ndërmjet cungut e cungut tjetër deri te shenja mitike

 

më del veç më e shkurtër rruga e gjatë e madhe

e dhembja më çel varrë të dashurisë dhe aty ngecë

e thellësia më del varfëri kot tehut të shpatës ecë

 

fushës ca lule xheneti derdhin për hije sorkadhe

etja për ëndrrat për fije më lëshon për çdo çast kallet

e unë hesht dhe vetëm i shikoj shelgjet te varret

 

Please follow and like us: