ALEKSANDRI I MADH – MODELI I UDHËHEQËSIT NË BETEJË NGA ANTIKITETI NË KOHËT MODERNE
Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI
Kur legjonet romake të Jul Çezarit në vitin 49 para Krishtit digjnin “Bibliotekën e Aleksandrit”, në Aleksandri, (qyteti Aleksandër) në Egjiptin e sotëm, në fakt po digjnin një copëz të historisë së botës. Ata digjnin dorëshkrimet historike mbi jetën e Aleksandrit te Madh, digjnin kujtesën kolektive historike njerëzore. Kombet e civilizuar humbën një pjesë të qytetërimit. Aleksandëria në flakë përkthehej arkiva botërore e shekujve në flakë e shkatërrim. Mijëra dorëshkrime të historisë së hershme të njerezimit të ruajtur në Bibliotekën e Aleksandërisë këputën faktet historike dhe padashur i hapën dritën jeshile spekullimit historik nga historianë, popuj, fise apo edhe njerëz të thjeshtë. Imagjinata njerezore, kjo sipërmarrje e çuditshme i hapi rrugë gjurmimit historik përmes territ e vështirësive të panumërta. Por realiteti historik përsëri ka mbijetuar dhe jo në pak raste ka mundur të përcjellë brezave bëmat e mëdha historike të personaliteteve, të njerëzve të mëdhenj, të shoqërive solide, të intelektualizmit, të betejave të historisë dhe të njerëzve të shquar që kanë bërë epokë.
Shtabnik dhe lider në betejë
Është e parakohshme të flitet për ”shtab”, kur historikisht oficerët që kryenin detyra luftarake të sinkronizuara në mënyrë të mirfilltë i shohim vetëm si një shpikje prusiane të shekullit XIX. Edhe romakët me ”cursus konorum” ishin përafruar shtabeve, sikurse edhe evropianët me ushtritë e periudhës së Rilindjes dhe atyre dinastike që drejtoheshin nga amatorë të prirur e të talentuar, që natyrisht ishin shokë e bashkëluftëtarë të komandantit. Megjithatë Aleksandri mbante pas vetes grupin shoqërues, zbulues, sekretarë, nëpunës, doktorë, shkencëtarë dhe një historian zyrtar, Kalistenesin, që ishte nip i Aristotelit. Ai ishte një djalosh i rrethuar me aureolë hynore dhe ndiqte vetëm yllin e vet. Kur Aleksandri ishte midis ”shtabnikëve” të vet vinte në provë personalitetin dhe karakterin e tyre, vinte në provë shpejtësinë e mendimit dhe mprehtësinë e përgjigjeve, kujtesën për shprehjet e mençura, lavdia dhe komplimenti, aftësinë e tyre për të parë ”në fundin e gotës”. Është heroi më i madh aventurier i historisë dhe iu përket atyre figurave të privilegjuara, të pajisura me një rini të përjetëshme. Ai pushtoi gjysmën e botës kur ishte vetëm 30 vjeç. Njerëzit që e rrethonin ishin mëse të bindur që kishin të bënin me një hyni që në dejet e tij rridhte gjaku i vete Zeusit. Ai do të luftonte për gjithëçka ose asgjë. Emri Aleksandri i Madh jehon ndër shekuj deri në ditët e sotme. Aleksandri i Madh është i njohur si një ndër strategët më të aftë i të gjithë kohrave. Ai organizoi një ushtri kompakte, të fortë dhe të pathyeshme. Edhe pse numri i ushtarëve të tij ishtë shumë herë më i vogël se ai armik, nëpër beteja ushtria e tij, me njeriun-hyni në krye dilte gjithmonë fitimtare. Aftësitë e tij si lider shfaqeshin para betejës së rradhës, hipur mbi kalin e tij legjendar Bucefal, i mbështjellë me pelerinën e artë dhe me zemrën në dorë ai do t’ju fliste ushtarëve dhe gjenaralëve të tij besnik. Përpara luftrave e betejave Aleksandri parakalonte me kalë me parzmoren e tij vezulluese, gjatë radhëve të luftëtarëve të tij, që e thërrisnin prijësin e tyre “perëndi”, që u jepte zemër atyre me fjalë, ndërsa pelerina karakteristike dhe prendët e bardha të përkrenares i valëviteshin në erë. Aleksandi është i pari që në historinë e betejave të mëdha të formojë elementë të shtabit ose më mirë të një minishtabi ose oficera të besuar që kryenin funksione shtabnikësh. Megjithëse një koncept ende i pazbuluar sepse do të ishin prusianët të parët që do të konceptonin funksionimin e shtabit ushtarak oficerët e Aleksandrit në fakt kryenin funksione të punës në shtab. Veprimtaria luftarake e Aleksandrit me oficerët e tij në kohët moderne të prusianëve do të quhej ”vlerësim i situatës” ose siç shpreheshin oficerët shtabnikë prusianë ”Lageburteilung” (Gjenrmanët janë shpikësit e parë të këtij termi). Kombinimet në fushëbetejë të hoplitëve, falangave, sulmet e qerreve, harkëtarët, trupat e sulmit e të kalorësisë janë elementë të spikatur të ”Lageburteilung”-ëve. Bashkëpuntorëve të afërt Aleksandri u jepte titullin ”shok” si bashkëluftëtarë në beteja.
Me tetë plagë në trup, njera në betejë me dasaretët (fis ilir)
Mënyra e trajtimit të plagëve që merrte në beteja e kompletonte në karakterin e luftëtarit, udhëheqësit dhe komandantit. Biografët thonë se Aleksandri është plagosur tetë herë në betejë në jetën prej luftëtari dhe kryekomandanti. Katër plagë të lehta, tre serioze dhe një shumë e rëndë. Plaga e parë e Aleksandrit e marrë në Iliri, nga fisi i dasretëve e bënte krenarë para ushtarëve të tij dhe në fakt mburrej me të. Ishte 18 vjeç kur u plagos në Iliri në betejë me fisin e Dasaretëve në Pelion (që mendohet se është në rrethinat e Devollit të sotëm). Kjo plagë do ti ngjante një “medalje” trimërie dhe një çertifikim për liderin ushtarak ndër më të fuqishmit të botës antike. Kur Aleksandri ishte ende 21 vjeç dhe nuk kishte ndonjë shenjë apo të dhënë që e ardhmja e tij të ishte shumë e veçantë se e çdo mbreti të ri, megjithë dëshirën dhe nxitjen e tij të brendëshme për të qenë ashtu siç thuhej në një varg të Iliadës, shumë të preferuar prej tij ”një luftëtar i gjithëfuqishëm”. Edhe në fushaten aziatike ai nuk i ndau nga vetja dramat e Euripidit, Sofokliut dhe Eskilit, ndonese Iliaden e Homerit e çmonte si “thesar të persosur portative, me te gjitha njohurite e zotesise ushtarake”, duke e mbajtur “një kopje të sajën së bashku me thikën e tij poshtë jastëkut”, kur binte të flinte. Por jeta do të rridhte shpejt. Ndonese fare i ri paraqitej në monedha për fitoret e tij ne garat për Lojrat Olimpike, Aleksandri nuk denjoi të merrte pjesë në gara me njerëz që nuk ishin “si Ai”, sikurse historiografia flet edhe për faktin se nuk do të pranohej në lojrat olimpike se u përkiste “barbarëve”. Ai sdo të harronte kurrë plagët, që realisht i kishte “provuar” në trupin e tij nga shpata, shigjeta, shtiza, predhat e hedhura me katapultë. Plagën e fundit e mori në Indi, që e çoi shumë pranë vdekjes.
Aleksandri dinte emrat e 10.000 ushtarëve
Është pikërisht një karakteristikë e rrallë në jetën e liderave të betejave të mëdha të historisë së botës. Kurke shkruante se, “Ai ka ditur emrat e me shume se 10,000 ushtareve,”. Aleksandri i Madh është i njohur si udhëheqësi dhe pushtuesi ushtarak më i fuqishmi i botës antike. Ai hante dhe flinte me ushtarët e tij në marshim. Ai hante në mënyre të kujdesshme dhe çdohere flinte në mjedise të ftohta. Udhëhiqte drejtpërdrejtë në front dhe ka qenë i plagosur shpesh me ushtarët e tij. Kanë kaluar e do kalojnë shekuj dhe historianët nuk kanë mundur të “pushtojnë” kompleksitetin e figurës së Aleksandrit te Madh. Nëna e tij ka qene nga fisi i ilirëve. Në origjinal Maqedonia thirrej “Emathia”, që në ilirisht do të thotë “vendi i madh”, nga i cili u quajt edhe Aleksandri i Madh. Për analogji edhe Kostandini i Madh, Justiniani i Madh, ndonëse në periudhën Romake kemi të bëjmë me një krahinë gjithëpërfshirëse. Për këtë periudhë kemi të bëjmë me karakteristika etnike iliro-ballkanase, që shekujt fokusuan dhe ende nxjerrin në pah këndvështrime të ndryshme, por jo rrallë edhe me rrjedhoja të njëjta.
Mbretëria e komandimit në betejë
Studjues të shumtë të fushës së historiografisë kur flasin për udhëheqësin e fushëbetesës japin këtë përcaktim për Aleksandrin “…as Napoleoni dhe asnjë prijës në fushëbetejë nuk barazohen dhe madje nuk krahasohen dot me të..”. Analistë e studjues janë përpjekur të zbulojnë “thelbi”, “brendinë” nga shfaqja aleksandërjane, si imponues i njerëzve, miqëve, pasuesve, armiqëve. Ndoshta është ndër të rrallët që ka arritur mbretërinë e komandimit. Aleksandri i Madh kishte mençuri, hijeshi të plotë, ishte madhështor, magjepsës, shumë i aftë në përdorimin e armëve, me besim në vetvetë që rrallëkush mund ta kishte. Pamja e jashtme e favorizonte. Nuk ishte shumë i gjatë, por trupi i tij kishte propocione të shkëlqyera, një hijeshi të plotë, që binte në sy dhe që ishta tepër mbreslënëse dhe imponuese: vetullat, hunda e spikatur dhe vija e buzëve ishin karakteristike fisnike, flokët kaçurrela i ngriheshin si kreshtë e bukur mbi ballë, lëkurën e kishte të lëmuar, kishte zakon ta mbante gjithmonë kokën lartë me shikim nga e djathta, sikur komunikonte përherë me dikë të pranishëm, por të padukshëm. Bashkëkohësit flisnin për një aromë të këndshme që lëshonte trupi i tij, (por ky pohim ka shumë mundësi të ketë qenë një kompliment i zakonshëm). Shpejtësia e tij në të folur dhe zëri i tij përherë si i gëzuar i tërhiqnin të tjerët dhe u rrisnin besimin te mbreti i ri. Pamja e tij plotë ishte ajo e një djaloshari të gjallë e të paepur plot vullnet e padurim, është ajo pamje, e cila ka nxitur fantazinë e piktorëve në botën perëndmore për ta sjellë atë të “gjallë” deri në ditët tona.
“Pëshpërima kineze” e ushtrisë së Aleksandrit të Madh
Aleksandri e zotëronte pushtetin e oratorisë në një shkallë shumë të lartë. Ai ju fliste rreth 50.000 njerëzve njëkohësisht, në fakt mendohet që armora e luftëtarëve e thithte më shumë tingullin dhe sa më e madhe të jetë ajo aq më shumë densitet fiton zëri. Fjalimi i tij më i famshëm është ai i bërpara betejës së Isës (Persi), Aleksandri duke ecur përgjatë frontit të rreshtimit, përsëriste përpara reparteve të ndryshme të saj të njëjtin fjalim të shkurtër. Në këtë fjalim ai u kërkoi njerëzve të tij ”të ishin njerëz të mirë, të bindur dhe trima” dhe iu drejtua shumë njerëzve në emër duke i vënë në dukje veçoritë më të mira dhe heroizmat e tyre. Po si transmetohej mesazhi i Aleksandrit në gjithë rradhët e një ushtrie prej 50.000 vetash? Mendohet se ai me siguri bëntë një rreshtim të trupave të atillë që të dëgjohej të paktën nga 5000-6000 veta njëherësh, duke e përsëritur fjalimin e tij ndoshta dhjetra herë, derisa të kalonte gjithë ushtrinë në një lloj reviste me zë. Në rast kur ai jepte një vetëm një mesazh i thjeshtë, mund ta ketë realizuar me anë të transmetimit të njëkohëshëm nga fronti në prapavijë, me të ashtuquajturën “pëshpërimë kineze”, ku të gjithë njerëzit nga i pari te i fundit i pasojnë shokut atë që thotë komandanti, duke realizuar jo vetëm transmetimin e mesazhit, por edhe përforcimion e tij (metoda e transmetimit aleksandrian ka ardhur deri në Ushtitë më moderne të kohës). Në të gjitha ato raste, që nga thellësia e deri tek ai, do të vinte një përgjigje e zjarrtë emocionale dhe luftarake, një thirje masive nga të katërt anët, një dëshirë e ethshme për të sulmuar armikun menjëherë dhe për të mos u vonuar asnjë çast. Vetëm zjarri i fjalimit përpara betejës së Isës drejtuar ushtarëve tij: “Tregojani gjoksin rrezikut, zhvishini shpatat, hidheni tutje çdo shenjë frike dhe stepjeje dhe e tërë Azia do të jetë juaja. Ju e keni bërë atë më përpara dhe mund ta bëni përsëri. Pas kësaj nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të sundojmë Azinë” do të digjte zemrat e mijëra burrave të ndodhur mijra km larg shtëpive të tyre të luftonin me shpirtin ndër dhëmbë për komandantin e tyre, Aleksandrin e Madh. Fjalimet e famshme të Aleksandrit të Madh para ushtarëve kanë ardhur deri në ditët tona përmes Arianit, Justinit dhe Deodorit: “Nuk kam asnjë pjesë të trupit tim, të paktën përpara, që të mos kem marrë plagë nga luftimi me armikun, nuk ka asnjë lloj arme që mbajnë ushtarët e mi që të mos i mbaj dhe të mos i përdor edhe unë të paktën më mirë se ata. Unë jam plagosur nga shpata, jam shpuar nga shigjeta, jam goditur nga predhat e hedhura me katapultë, kam mbajtur e përballuar gurët dhe trungjet e lëshuar nga armiqtë prej lartësive vetëm për ju, për lavdinë tuaj, për miqëqënien tuaj”.
Autoriteti aleksandrian në fushëbetejë
Qëllimi i mbretërimit të Aleksandrit ishte fitorja. Autoriteti i tij nuk ishte vetëm mbi ushtrinë që komandonte, por mbi perandorinë dhe popujt e shtypur. Ka ngelur proverbiale debati midis Aleksandrit dhe oratorit të famshëm Dionisi. Çfarë të bëj për ty o filozof i madh? Shmangu pak se më zure diellin”, do të ishte përgjigjia e filozofit. Por hija e Aleksandit ishte si diell për Perandorinë. Aleksandri i Madh (356-323 para Krishtit) ose Aleksandri III ishte i biri i Filipit, i njohur dhe me emrin Leka, që kishte linduar në korrik të vitit 336 para Krishtit në Pela, ne veriperendim të Selanikut. Datëlindjen e Aleksandrit e ka fiksuar historia me lehtësi sepse në të njejtën natë u dogj tempulli i njohur i Perëndeshës Diana të Efesianëve, që ishte perëndesha e gjuetisë. Plutarku një historian i njohur e përshkroi me hollësi Aleksandrin përfshi edhe vetitë e komandimit, mjeshtërisë së luftimit, të komandimit, të autoritetit dhe të oratorisë. Në fakt mësuesit me të mirë e mësuan Aleksandrin të shpaloste vetitë e liderit autoritar si dhe të fliste me oratori, të shkruante e të lexonte. Leonidha, nje farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës pellazge kalitën tek Aleksandri vetitë e karakterit të fortë e të qëndrueshëm. Aristoteli ishte nxënës i Platonit, filozofi më i shquar i kohës i mësoi Aleksandrit Moralin, Politikën, Mjekësinë dhe Filozofinë, por mbi të gjitha të bëjej autoritet me dije të bollashme dhe horizont të gjerë. Aristoteli (384-322 para Krishtit) kishte lindur ne Stagira të Maqedonisë, në lindje të Selanikut. I ati i tij kishte qene mjek i oborrit të Mbretit Aminta II, që ishte i ati i Filipit. Në vitin 342 para Krishtit, Aristoteli ishte tutor i Aleksandrit ende të paformuar (13-vjeçar). Për shtatë vjet filozofi Aristotel, ushtroi ndikim të fuqishëm tek Aleksandri. Kjo është e dëshmuar nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë tutorit të tij, në të cilën thoshte, “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, ai e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës Olimpias.
20 vjeç në fronin mbretëror
Pas Filipit, në vitin 336 para Krishtit Aleksandri ngjitet në fronin mbretëror në moshën 20-vjeçare. Aleksandri edhe më parë kishte pasur përgjegjësi në fushëbeteja dhe fushatat ushtarake dhe në bisedimet e paqes. Zotësia e tij kishte fituar besimin e oficerëve dhe ushtarëve. Fillimisht demostroi autoritetin e tij, duke shtypur kundërshtimet dhe më vonë të shtypte kryengritjet kalimtare ne Iliri, që nga Piluri, afër Korçës deri në veri në Danub. Me fisin e molosëve bashkëpunimi ishte i siguruar ne saje te lidhjeve amësore. Mirepo, me hipjen e tij ne fron, armiku i betuar i te atit, Demosteni, formoi serish nje lidhje rivale dhe, madje, i nxiti perset qe te hidheshin ne lufte kundër Aleksandrit, duke e quajtur atë çilimi dhe torollak. Prandaj Aleksandri marshoi për në Greqi. Athina e dëshpëruar dërgoi ambasadorë që të hynin në bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njeri prej tyre, mirepo, nga frika e zemerimit te mbretit, ai i braktisi te tjerët dhe u kthye në Athinë. Sidoqoftë, Aleksandri u paqësua, kurse nderi i Demostenit zuri të lëkundej. Pavarësisht nga përdorimi i kufizuar i forcës prej Aleksandrit dhe kushtet bujare të paqes, shume nga greket dhe veçanërisht athinasit, mbeten kundërshtarë të betuar të tij. Mirëpo Aleksandri kërkoi dhe siguroi mbështetjen besnike të farefisit të tij në përgatitjen e fushatës kundër Persisë.
Biri im, ti je i papërballueshëm
Fati i fushatës aziatike e çoi Aleksandrin në Delfi per t’u keshilluar me orakullin e Apollos, por historianët thonë se Aleksandri i Madh arriti në Delfi në një dite të nëmur (ndaluar), e cila konsiderohej e papërshtatshme për orakullin që të jepte parashikim për fatin e betejave. Orakulli nuk denjoi ta dëgjonte lajmëtarin e dërguar nga Aleksandri, kështu që ai u fut vete brenda dhe e tërhoqi atë zvarrë në tempull. Rezistenca ishte e kotë; me në fund dëgjon një thirrje: “Biri im, ti je i papërballueshëm!” Pas këtyre fjalëve Aleksandri e lëshoi, duke ju përgjigjur se se nuk kishte më nevojë për këshilla të mëtejshme nga perenditë. Ai ishte shndruar në hyjni e gjithëpushtetshme. Viti 334 e vuri Aleksandrin përballë persve me një ushtri prej 35.000 vetësh. Ai kishte siguruar vetëm 10 % nga grekët nga 7.000 ushtarë që kishte kërkuar nga poliset. Është fakt se ai preferonte më mirë të mbeshtetej te maqedonë, epirotët, ilirët e trakasit, tek të cilët kishte edhe besim të madh. Aleksandri kërkoi gjithashtu ndihmën e hyjnive pellazge për të arritur suksesin në këtë ndërmarrje te madhe. Kështu në Hellespont në udhën midis Evropës dhe Azisë, ai dhuroi një dem si flijim për Neptunin, perëndinë e detit, kurse për “Zanat” (shpirtrat) e detit derdhi ne altar verë të kuqe me kupë të artë. Në bregun aziatik ngriti altare per Zotin e pellazgeve, per perendeshen Athina dhe per Herakliun, heroin pellazg, të cilin e konsideronte si stërgjysh nga i ati. Në Trojë bëri fli për perendeshën Athina një faltore, qe sapo ia kishin perkushtuar dhe nderoi kujtimin e heronjve qe kishin rënë në Trojë.
Shkëlqimi dhe rënia e Aleksandrit
Fitoret në Azinë e vogël ja shtuan oreksin Aleksandrit te Madh, për të përparuar në Lindje nëpër civilizimin e lashtë të Babilonasve, atje ku ishte “pasuria e botës”. Gaza dhe qytetet egjyptiane si dhe populli i çliruar e bëri Aleksandrin faraon. Një prift e përshëndeti si “Bir i Zeusit”. Per shkak të fitoreve ushtarake të mahnitshme dhe kombinimit të rreptësisë me mëshiren ne gjykimin e tij ndaj te mundurve, atij vazhdimisht zune t’i drejtoheshin si hyjni. Aleksandri filloi të ushqente për vete vlerat e një hyjniu. Plutarku shkruan se, kur u plagos nga një shigjetë në betejë, e cila i shkaktoi shumë dhimbje, ai u tha shokëve të tij: “Ky, o miqtë e mi, është gjak i vertet, që rrjedh nga dejet e perëndive.” Pushtimi i Babilonisë dhe i qyteteve të mëdha perse si dhe vdekja e Darit pers shënon shkatërrimin e perandorisë së madhe. Pasuritë e Aleksandrit u rritën me shpejtësi në mbi 180.000 talenta (që sot do të llogariteshin në miliarda dollarë). Por Aleksandri nuk e njihte kthimin mbrapa. Trupat e lodhura nga lufta u gjendën përballë Aleksandrit ambicioz që i shtyu trupat drejt Iranit, Turkestanit e Afganistanit. Ndjekja e bandave te armatosura dhe pushtimi i fortesave të izoluara nëpër male ishte një ndërmarrje tepër e lodhshme dhe e vështirë. Aleksandri nënshtroi Turkistanim dhe Afganistanin e sotëm, kapërceu Qafën e njohur Kyber e doli në Panxhabin të Indisë dhe në lumin e Hindit. Kështu, ai kishte pershkuar ne drejtim te kundert rrugën e shtegtimit të stergjysherve të lashtë, pellazgëve. Dhe këtë e thoshin disa priftërinj që, “është hera e tretë që rraca juaj vjen këtu”. Aleksandri kishte vazhduar edhe me tej, po të mos kishte qene nga pakënaqesia dhe zemerimi i ushtrisësë tij që kërcënonte me kryengritje. Para kthimit nga Pushtimet e Lindjes në vitin 326 ai ngriti një monument madhështor si dëshmi e depërtimit të ushtrisë së tij në cakun më të largët, në Indi. Ai e mbikqyri vetë ndërtimin e 12 altarëve, të lartë e të gjere si kulla, për 12 perënditë e stërgjyshërve. Mbi ato altare monumentale u bënë flijime për perëndite sipas zakonit dhe, me pas, u zhvilluan lojëra e gara vrapimi me kuaj e në këmbë. Në kthim të trupave të Aleksandrit nga pushtimet bëhej edhe riorganizimi me zvendësim të ofiqarëve që nuk kishin mbajtur besnikërinë e mungesës së gjatë të Aleksandrit. Por viti 323 para Krishtit solli edhe sëmundjen e Aleksandrit nga ethet në Babiloni, ku brenda pak ditësh vdiq në moshë shumë të re vetëm 33 vjeçare. Vetëm në 13 vjet ai kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës, të njohur deri atëhere.
Gjeneralë dhe udhëheqës ambiciozë imituan Aleksandrin
Janë të shumtë historianët dhe biografët, ndër më të shquarit e botës që janë vënë në kërkim të lavdisë së jashtëzakonshme. Ulliam Tarni ja kushtoi jetën studimit të jetës së Aleksandrit të Madh, që e paraqet si “shenjt parakristian”; Ernest Badiani një refugjat i ikur nga rregjimi totalitar gjerman në vitet tridhjetë e shikonte si një lloj Hitleri parahitlerjan; Pompeu e quante veten një Aleksandër të dytë, Çezari shprehte keqardhjen që në moshën e Aleksandrit nuk kishte arritur asnjë pjesë të vogël të fitoreve të tij; Augusti shkoi të shprehte nderim dhe adhurim për Aleksandrin tek varri i tij; Trajani kërkonte me mburrje të “matej” me bëmat e Aleksandrit; Napoleoni kur studjonte jetën e Aleksandrit si një shkallë tepër superiore për përgatitjen ushtarake. Por ka edhe nga ata studjues si Hamondi, që krahas vlerave të padiskutueshme rreshton edhe anët e tjera si ambicjen e tejskajshme, vullnetin e patundur, mospërmbajtjen e emocioneve e të pasioneve, gatishmërinë për të vrarë si në luftim edhe në gjendje gjakftohtësie, vendosmërinë për të shtypur popullsinë rebele dhe së fundi Aleksandri gëzonte shumë cilësi të egërsisë dhe të mizorisë fisnike. Aleksandi harronte rreziqet, mundimet, plagët, urinë, etjen…Trashëgimia e tmerrshme do të fisnikëronte egërsinë dhe mizorinë në emër të lavdisë dhe do të linte pas një tip komandimi e drejtimi, të cilën do ta kërkonin ta zbatonin shumë njerëz, gjeneralë dhe udhëheqës ambiciozë në shekujt që do të vinin. Aleksandri mbeti gjallë në legjenda, ndërkohë që lavdia e tij ndriçon e herë errëson mitet e legjendat mijëvjecare, për më shumë të fshehta të antikitetit. Edhe vetë emrin “Aleksandër” disa studjues gjykojnë se mbart brenda “A-leks-andër” që do të thotë: “leka është andërr”.
Aleksandri i Madh është dhe mbetet një kryepushtues historik se njerëzimi edhe pas 24 shekujsh, arrin të tundojë imagjinatën e njerëzve që dëgjojne legjendat, mitet dhe historitë rreth figurës së tij, apo strategë, analistë, historianë e ushtarakë që çdo sukses në fushën e udhëheqjes dhe të drejtimit të betejave më të mëdha ushtarake me të drejtë e krahasojnë me suksesin e guximtarit të shekujve Aleksandrin e Madh, që sundoi si mbret, perandor e kryezot nga Olimpi deri në Himalaje.