Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada amerikane në Shqipëri: Rusia po mbush mediat me pavërtetësi për Ukrainën

Pas informacioneve dhe lajmeve që qarkullojnë mbi krizën e Ukrainës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, në një reagim thotë se Rusia është duke e mbushur mjedisin mediatik me të pavërteta.

 Sipas ambasadës amerikane e cila ka shpërndarë qëndrimin e qeverisë amerikane mbi këtë çështje, thekson se përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me dezinformata janë pjesë e një modeli të vjetër.

“Përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me pavërtetësi për Ukrainën janë pjesë e një modeli të vjetër”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/298219128999918

Please follow and like us: