Gjashtë princeshat shqiptare dhe fati i trishtë i tyre
Ato ishin shembulli i një kulture nga një vend i vogël ku sapo kishte filluar bashkëjetesa mes orientit dhe oksidentit.
Secila nga gjashtë princeshat ishte e veshur me talentin dhe kulturën e dijes së saj duke marrë nën patronazh të vetin edhe nga një copë organizimi shoqëror e deri tek arti ushtarak, transmeton KultPlus.
Princesha Senija – u martua me Princ Mehmed Abid të Turqisë, i biri i Sulltan Abdylhamid II-të. Martesa pas një kohe nuk rrezulltoi e lumtur ndaj dhe u divorcuan duke mos patur fëmijë. Princesha më pas qëndroi tërë jetën e saj pranë të vëllait (Ahmet Zogut) dhe motrave të veta,përderisa vitet e fundit të jetës i kaloi në Kanë të Francës ku dhe ndëroi jetë pikërisht një javë pasi i kishte vdekur e motra Myzejemja.
Pricesha Adilja – U martua me Emin bej Agolli-Doshishti dhe patën 3 djem dhe dy vajza. Ajo iu përkushtua familjes ku të gjithë së bashku jetuan në Angli dhe më pas vitet e fundit të jetës së saj i jetoi në Paris pranë të birit të vet i cili ishte ende i pamartuar Salihu.
Pricesha Myzejme – Nuk u martua kurrë. Gjithë jetën ia kushtoi humanizmit dhe artit duke kaluar tërë jetën pranë familjes Mbretërore. Vitet e fundit të jetës së saj edhe ajo i kaloi në qytetin Kanë të Francës së bashku me motrat e saja Sanijen dhe Maxhiden.
Pricesha Ruhija – Nuk u marrtua kurrë. Ajo qëndroi gjithmonë pranë vëllait dhe ishte e apasionuar pas artit Ushtarak të cilin e njihte mirrë..Në mërgim ajo u përball me luftën kundër kancerit dhe ndëroi jetë në qytetin Kajro të Egjyptit. Mbreti Faruk i Egjyptit me preardhje shqiptare, për nder të Princeshësh Ruhije, organizoi një ceremoni mortore mbertërore zyrtare.
Princesha Maxhidja – E lidhte i njëjti fat me motrat e saj. Edhe ajo nuk u martua kurrë edhe ajo ishte njohëse e mirë e doktrinës ushtarake dhe e apasionuar pas artit kombëtar. Jetoi pranë familjes mbretërore deri më vitin 1961 dhe më pas kaloi tek motrat e saj në Kanë të Francës ku dhe mbylli jetën.Fatet njerëzore janë përcjellëse të jetës ato mund të të ngazëllojnë dhe mund të të trishtojnë.Vetëm fati s’është në duart e qënies njerëzore por ajo paracaktohet nga vetë Zoti i Madhërishëm.