Albspirit

Media/News/Publishing

Një biografi e papërsëritshme, 80 vjet sa për 800

Të shkruash për të është shumë e vështirë. E komplikuar dhe delikate. Ai ka jetën më interesante, me më shumë histori, përthyerje, uljengritje nga gjithë njerëzit që kam njohur dhe takuar. Një jetë që ka brenda shkëlqimin, dramën, tragjedinë, guximin, aftësinë për t’u ngritur nga hiri, por për të ecur i sigurtë. Një jetë që fillon në vitin 1943 dhe shtrihet ditë pas dite, vit pas viti në kufijtë 80-ve është e mbushur me aq shumë ngjarje, data e ndodhi nga më të paimagjinueshmet sa është shumë e vështirë kë të quash parësore. Nga pamja ai është një “djalë” me rini të përjetshme, i veshur bukur, elegant dhe elokuent, që fjalët i thotë me butësi dhe atëherë kur duhen. Të imponon respekt dhe flet sipas radhës. Dy vjeç është ndarë nga babai dhe është rritur me frymën dhe edukatën e një prej familjeve elitë të intelektualizmit shqiptar, familjes Gjilani. Kjo i ka mjaftuar që fisnikërinë t’ia lexosh në gjest dhe nojmë. Rruga e tij 80-vjeçare është rruga që 30 vjetët para dhe 35 vjetët e fundit të saj i ka të ndritura, me kulme që rrezatojnë. Në mes ka një “pauzë” të zezë që as hasmit kurrë s do t’ia dëshironte njeri, e cila është pjesa që varej prej tij. Jetë në skëterrën e terrorit komunist në burgjet e Spaçit, Qafës së Barit dhe së fundi në Tiranë. Por jo pak 17 vjet. 18 vjet mbi dhjetë vende të Bashkimit Evropjan kanë burgimin e përjetshëm. Bëjini vetë llogaritë e vuajtje dhe të torturave të një 27-vjeçari i cili ishte diplomuar si inxhinjer ndërtimi në mënyrë ekselente dhe që profesionin e kish dashurinë më të madhe të jetës. Që e shikonte jetën me tërë bukurinë e saj, që e kish të shenjtë profesionin.
Por po e nisim nga sot dhe do ta ndërthurim jetën e tij me tërë ato që i kanë ndodhur. Aktualisht ai është një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri, më seriozi, më i përkushtuari, që njeh bahkëpunimin dhe partneritetin në biznes si një perëndimor, por dhe që ka dy fëmijë si yje, që kanë marrë më dorë biznesin e tij nën udhëzimet e rrepta të tij. Ka një taborr me miq edhe shokë me të cilët ndan ditën që herët në mëngjes, në kafen që pi me ta, ka një ditë të planizuar në detaje dhe një vargan të gjatë librash me të cilat ndan darkën në mbrëmje. Për muzikën të gjithë e dinë që e ka një mike të përjetshme, ka shije aristokrate, fine dhe të rafinuara. Sa është e vështirë të gjesh një koncert të Vjenës në këto 20 vjet të mos ketë shkuar. Është ndërtuesi i parë në Shqipëri, ndër më cilësorët, korrekt dhe profesionit i lindur. Njeri i letrave dhe i korrektësisë me shtetin. Do ta mbajë sa më larg me korrektësinë e tij. Ka vendosur tullat e themelit të sektorit privat të ndërtimit në Shqipëri duke fituar respektin dhe admirimin e të gjithë miqve, armiqve dhe rivalëve të tij. Me bindje të thella të djathta që nga gjyshi i tij Hajredini që i ka trashëguar emrin tek babai një prej figurave më emblematike të patriotizmit shqiptar Rauf Fratari dhe derite  dy fëmijët e tij që janë nderi dhe aseti i çmuar i së djathtës shqiptare. Profesioni do ta ndihmonte të bëhej sipërmarrës i suksesshëm në fushën e ndërtimit. Do të ecte për nga pasioni, këmëngulja në gjurmët e gjyshit të tij Hajredin Fratari dhe të babait të tij që tërë ajka patriotike shqiptare e kish më të respektuarin. Rrugën e bukur të ndërtuesit do ta fillknte me rikostruksionin e Parlamentit dhe duke ecur nëpër një rrugë të gjatë me shumë vështirësi, por gjithmonë sfidues dhe fitimtar për 30 vjet deri sa mbërriti tek kompekset moderne në Tiranë të re, tek Fresku, në afërsi të Cazza Italia, por dhe shumë pallate. Një bilanc shumë pozitiv i një njeriu këmbëngulës dhe shumë krijues. Gjithmonë flet me krenari duke cilësuar se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe më të mençur të jetës duke qënë një ndërtues i klasit të parë dhe ia ka dalë mbanë për bukuri. Në fillim ai themeloi “Fratari Construcion”, që do të ishte kompania e parë në fushën e ndërtimit. Guri i themelit i ekonomisë së tregut. Kompania tërë jetën e shikoi dhe vlerësoi si një familje, sikundër ndodh edhe sot që edhe pse ka krizë ai është me këmbë në tokë i konsoliduar dhe me llogari me majë të hollë lapsi.
Në fillim ndërtoi pallatin ku ka sot zyrat, ai i inkurajonte punonjësit që të dilnin e të punonin për llogari të tyre, të bëheshin të pavarur, pasi tregu kishte uri për ndërtime, u afronte përvojë dhe asistencë. Gjithmonë i ka njohur situatat dhe i ka zgjidhur me mençuri.
Gjithmonë e ka cilësuar se krejt e ndryshme është sot situata, ku industria gjendet në vështirësi, për shkak të mbingopjes së tregut, të krizës ekonomike, të krizës së pandemisë dhe të uljes së interesit të emigrantëve për të blerë banesa. Tërë jetën si drejtues është përpjekur të jetë sa më profesional, liberal dhe i drejtë dhe gjithmonë i gatshëm për të bërë kompromise. Gjithmonë është përpjekur që të siguroj punë të qëndrueshme për kompaninë dhe punonjësit, të përballet me krizat, të gjejë zgjidhje të mençura. Është kundër rrezikut. Në zonën e Kasharit, jo vetëm që ka ndërtuar në mënyrë moderne, por dhe u tregua shumë filantrop kur dhuroi tokën për një abulancë multifuksionale për njësinë administrative të Kasharit dhe e ndërtoi vetë atë. Të jetën është përpjekur që të t’i përshtatet gjithmonë kërkesave që ka tregu.
Ai ka zbuluar se kategoria potenciale blerëse janë çiftet e reja dhe në këtë mënyrë, apartamentet duhet t’i përshtaten kërkesave të tyre, të kenë një çmim të lirë, por të jenë edhe me cilësi. Dhe ia ka dalë. Ky pak a shumë është Dine Fratari, ku inxhinier, ky shqiptar i vërtetë ky njeri që ka pjekurinë, përvojën dhe aftësinë për të qemë President i Shqipërisë. Do bënte punë të mira dhe të mençura për këtë vend. Po ta shikosh biografinë e tij është një prej librave biografikë të klasit botëror. Ai u rrit dhe diplomua si inxhinier dhe punoi me përkushtim. Shpërblimi i hidhur. Ka një pasaportë si të Nelson Mandelës për vitet që u hoq liria. Por nga 1987 e deri më sot e ka të ndritur.
Është e rikonfirmuar se Hajredin Fratari është nga ata biznesmenë që nuk ngurron të kapë çastin. Kjo ndodhi edhe në vitin 2001, kur ai vendosi të hyjë edhe në tregun italian të ndërtimit. Në vitin 1997 familja e tij u largua për të jetuar në Romë, Itali. Duke qenë se i duhej të shkonte shpesh, ngriti një kantier të vogël ndërtimi në Merino afër Romës, zonë në të cilën nuk ndërtohej që prej 20 vitesh. Më pas shembullin e tij e ndoqën edhe ndërtues italianë.
Për Dine Fratarin konkurrenca nuk është parë asnjëherë si diçka shqetësuese, por si një mënyrë për të gjetur hapësira të reja në treg, për të gjetur mundësi që të ndërtosh me cilësi. Një nga pikat e forta të tij është se “di të gjej treg”.
Haredin Fratari ka konfirmuar se kam studiuar për inxhinieri ndërtimi dhe kam punuar gjithmonë në zbatim, por menaxhimi nuk është pika e tij e fortë. Kjo është arsyeja që djali të ndiqte profilin ekonomik.
Zbaton parimin që të rinjtë janë më të aftë në aspektin menaxherial. “Kur unë shoqëroj një klient për të blerë një apartament, i tregoj projektin, çmimin dhe aspekte teknike, ndërsa të rinjtë këtyre elementëve i shtojnë edhe perspektivën, këndvështrime të reja. Kjo është diferenca dhe e ka gjetë pasardhësin e sugurtë djalin e tij”, thotë Fratari.
Pamja e tij prej një drejtuesi babaxhan të lë të kuptosh se ai nuk është shembulli tipik autoritar i drejtimit. Nuk ka vendosur kurrë orare në punë, për të është më shumë e rëndësishme që ata të realizojnë detyrat që kanë.
Ai ta imponon me sjelljen e tij. Vajza e tij është një politikane kalibri dhe shumë shpejt do të korri atë që ka mbjellë. Dine Fratari është një aset.
Bejdo Malo, Tiranë më 24 janar 2022.
Galeri fotosh nga familja Fratari
Please follow and like us: