Arbërie Nagavci: Cilësia dhe integriteti në arsimin e lartë

Cilësia dhe integriteti në arsimin e lartë kanë vëmendjen tonë të plotë dhe po punojmë për të arritur rezultate konkrete në këtë drejtim.
Në takimin e sotëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, bashkë më Kryeministrin Kurti treguam dhe një herë përkushtimin dhe mbështetjen tonë për pavarësinë e këtij institucioni dhe të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ndërhyrjet politike në AKA i takojnë së kaluarës. Ne do të mbështesim institucionet e pavarura, ashtu si do të kërkojmë edhe përgjegjësi e transparencë të plotë dhe respektim të standardeve që qojnë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Rruga përpara për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë është e gjatë dhe me plot sfida, andaj dhe vullneti e angazhimi ynë i parreshtur deri në arritjen e rezultateve të synuara. E lumtur që si ministri kemi përmbushur pothuajse të gjitha obligimet tona në raport me AKA-në. Kënaqësi që bashkë me Kryetarin e Komisionit për Arsim, zt. Ardian Gola, deputet, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, drejtues të institucioneve të arsimit të lartë, të shoqërisë civile e partnerë tjerë, ishim me të njejtat qëndrime sa i përket synimit tonë për cilësi, integritet e transparencë në arsimin e lartë.