Lirohet nga detyra drejtori i Galerisë së Arteve
Një vendim i Këshillit të Ministrave ka liruar nga detyra Drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve.
Mësohet se është liruar nga detyra Erzen Shkololli, ndërsa theksohet se vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.
Më vendimin e Këshillit të Ministrave nuk është bërë i ditur se kush do jetë zëvendësuesi i Shkolollit.
V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.