Albspirit

Media/News/Publishing

7 vjet më parë/Apel europian për hapjen e dosjeve të diktaturës në Shqipëri

Apel Parlamentit shqiptar nga intelektualë të Europës dhe Shqipërisë, për hapjen e dosjeve të diktaturës komuniste dhe Lustracionin!
Drejtuar Parlamentit të Shqipërisë
Prej shekujsh, ende edhe sot Shqipëria konsiderohet vendi më i panjohur i Europës, – gjithmonë në periferinë politike, gjithmonë në periferi të perceptimit europian. Për gati një gjysmë shekulli e izoluar nga bota, viktimë e një diktature staliniste me pasoja të thella e të gjithanshme, politike, ekonomike, shoqërore dhe individuale. Zgjimi – i dhimbshëm; rruga drejt demokracisë – e mundimshme.
Shqipëria e sotme është një vend tjetër, një vend ku shpresa për të ardhmen mbijeton, megjithë vështirësitë e panumërta. Nga viti 2014 kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian!
Kjo është e tashmja e një vendi, por me një të shkuar që ende rëndon, e kaluara e një diktature komuniste që ende nuk është kapërcyer. Kur ndodh që asaj t‘i shmangesh, kur kjo e kaluar përdoret më së shumti për retorikë politike apo ngec me vite si peng i luftës partiake, atëherë ajo mbetet ngultazi një e shkuar e pa-shkuar.Trashëgimia e njërës prej diktaturave më të ashpra pas Luftës së II Botërore në Europë nuk duhet t’i dorëzohet thjesht harresës, pa ballafaqimin, analizimin e saj të thellë, nuk duhet të stampohet si e djeshme e tejkaluar, pa ngritur një kulturë të plotë të kujtesës.
Pa dyshim e tashmja e Shqipërisë ofron sfida jo të lehta; sigurisht lufta për mbijetesën e përditshme në njërin nga vendet më të varfra të Europës është e mundimshme, ekzistenciale. Nuk është e vështirë të thyhesh para këtyre sfidave! Nuk është e vështirë ta lësh të pluhuroset e shkuara! Por për një shoqëri që do të hiqte dorë vullnetarisht nga e vërteta, kjo do të thotë kapitullim para padrejtësisë, para bilancit të përgjakshëm dhe trashëgimisë së rëndë të diktaturës.
Mijëra viktima të ekzektuara, qindra mijëra të internuar, të dënuar politikë, familjarë e të afërm, të cilëve iu rrënua jeta, duan drejtësi, nuk duan mëshirë, nuk duan zbukurim të së shkuarës. Ata nuk duan ta ndajnë në klasa shoqërinë, e të helmojnë bashkëjetesën siç vepruan përgjegjësit e regjimit komunist. Përkundrazi: Kujtimi ndaj tyre duhet të sjellë paqen e brendshme, – qëllimi është pajtimi.
Përballja me të shkuarën e diktaturës nuk është një retorikë boshe, ajo është e matshme: e matshme me mënyrën si veprohet me autorët e një diktature, e matshme me atë se si dhe kur u dëmshpërblyen dhe u rehabilituan viktimat e saj. Përballja me të shkuarën nuk do të thotë kërrusje e mjerë në kujtime; ajo është një mundësi për të hapur dyert e së ardhmes duke mbajtur brenda vetes ndërgjegjësimin për të shkuarën. Shembulli më i mirë i kësaj është Gjermania sot!
Gati një çerekshekulli pas rënies së diktaturës në Shqipëri, vendi ende renditet ndër vendet e fundit që ende nuk i kanë hapur dosjet e komunizmit dhe nuk e kanë miratuar ligjin e Lustracionit. Hapja e tyre dhe Lustracioni do të ishte hapi i parë kundër heshtjes, një kontribut i rëndësishëm drejt ngritjes së kulturës së kujtesës, një mundësi për të bërë transparencën e strukturave dhe mekanizmave të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Të mbijetuarit do të kishin mundësi të mësonin të vërtetën e jetës së tyre, dhe t’i jepnin fund dyshimeve e hamendësimeve që i shoqërojnë një jetë të tërë. Debateve shoqërore në vend, botës studimore, artit e fushave të interesuara do t’u ofroheshin mundësi të reja të panumërta që tëdepërtonin, kuptonin e rikonstruktonin historinë me mjetet e lëmisë së tyre, të studionin e zhvillonin një këndvështrim të diferencuar shkencor për këtë periudhë.
Një shoqëri e civilizuar e shekullit të 21, një vend në Europë që aspiron anëtarësimin në BE, mund dhe duhet të jetë i aftë t’i japë emrin që meriton padrejtësisë, të zhvillojë një qëndrim adekuat për historinë e re të vendit. Pa e humbur kohën në sherre bllokuese mes partive politike! Sepse viktimat e diktaturës nuk i përkasin asnjë partie, ato janë përmendore kujtimi e të gjithë Shqipërisë. Ka mundësi që leximi i një dosjeje personale mund të ngjajë me dhimbjen e njëplage, mund të trondisë, por e vërteta me qartësinë që sjell është një mundësi shërimi. Me Lustracionin dhe hapjen e dosjeve mijëra fate do të gjenin paqen, ndërsa gjeneratat e reja do të mësonin të njihnin më mirë historinë.
Ka ardhur koha për ta ndriçuar këtë pjesë të errët, ende të kyçur të Shqipërisë, koha për të hapur dosjet në Shqipëri, menjë ligj konsesual që dot’i kthente dinjitetin viktimave, do të ruante personalitetin e njeriut në një shtet të së drejtës.Përkundër dyshimet për vërtetësinë e tyre, zërave për shkatërrimin apo frikës për manipulimin e dosjeve, një hap i tillë do të ishte historik për të nxjerrë në dritë fytyrën e një epoke!
Iniciativa ështëmbështetur nga:
1. Nobelistja Herta Müller, shkrimtare
2. Ulrike Lunacek, Zëvendëspresidente e Parlamentit Europian, Bruksel
3. Marianne Birthler, ish-e ngarkuara e qeverisë gjermane për dokumentat e Stasit, Gjermani
4. Manuel Sarrazin, Deputet i Bundestagut
5. Marieluise Beck, Deputete e Bundestagut
6. Dr. Anna Kaminsky, Drejtoreshë e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED,
7. Petra Bläss-Rafajlovski, Ish-zëvendëspresidente e Bundestagut, Bundestagsvizepräsidentin a.D., Shoqata e Europës Juglindore
8. Michael Thoss, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kulturor „Allianz“, Berlin
9. Dr. Johanna Deimel Zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore, Mynih
10. Andrei Pleşu, Filozof, Politikan, ish-ministër i Jashtëm i Rumanisë, Rumani
11. Michail Schischkin, shkrimtar, Zvicër
12. György Dalos, shkrimtar, Berlin/Budapest
13. Sybille Lewitscharoff, shkrimtare, Berlin
14. Geert Ahrens, ish-ambasador i OSBE-së në Shqipëri
15. Prof. Franz-Lothar Altmann, ekspert, presidiumi i Shoqatës së Europës Juglindore, Mynih
16. Freya Klier, Shkrimtare, Aktiviste e të drejtave të njeriut në RDGJ, Gjermani
17. Dietrich Schlegel, Gazetar, Presidiumi i Shoqatës së Europës Juglindore
18. Ilma Rakusa, Shkrimtare dhe intelektuale, Zvicër
19. Karl-Markus Gauss, Shkrimtar, publicist, Austri
20. Gabrielle Alioth, Shkrimtare, Qendra e PEN-për shkrimtarët gjermanë jashtë, Irlandë
21. Kenka Lekovich, Shkrimtare, Itali
22. Hans-Ulrich Treichel, Shkrimtar, Berlin
23. Lidija Dimkovska, Shkrimtare, Slloveni
24. Nikola Madzirov, Poet Maqedoni
25. Prof. Irmela von der Lühe, studiuese, Universiteti i Lirë i Berlinit
26. Dr. Katharina Biegger, Kolegji Studiues, Berlin
27. Richard Sëartz, Autor dhe gazetar, Austri/Suedi
28. Oksana Zabuzhko, Shkrimtare, Ukrainë
29. Ersi Sotiropoulos, Shkrimtare, Greqi
30. Stefani Golisch, Përkthyese, Itali
31. Katharina Born, Shkrimtare, Francë
32. Christine Koschel, Poete, Gjermani
33. Marlena Zimna, Studiuese, Përkthyese, Koszalin, Poloni
34. Akaki Gachechiladze, piktor, studiues, Gjeorgji/Gjermani
35. Yves Gauthier, shkrimtar, Përkthyes, Paris, Francë
36. Yuri Kaida, Poet, Përkthyes, Studiues, Letoni
37. Janis Strupulis, Poet, Përkthyes, Letoni.
38. Utz Rachowski, Shkrimtar dhe këshilltar për viktimat e diktaturës, Gjermani
39. Dr. Karsten Dümmel, Shkrimtar, Aktivist për të drejtat e njeriut, Sarajevë/Bosnje
40. Prof. Andrea Reiter, Universiteti Southampton, Angli
41. Gino Leineweber, Autor, Kryetar i Shoqatës së Autorëve të Hamburgut
42. Marko Martin, Shkrimtar, Gjermani
43. Hubert Dammer, Qendra e PEN për shkrimtarët gjermanë jashtë, Gjermani
44. Boris Schumatsky, Autor, Gazetar, Rusi/Gjermani
45. Harald Gesterkamp, Gazetar, Gjermani
46. Carmen Francesca Baciu, Shkrimtare, Rumani
47. Andreas Ernst, Gazetar, Neue Zürcher Zeitung, Zvicër
48. Prof. Dorothee Gelhard, Studiuese, Gjermani
49. Wolfgang Klotz, Biblioteka e Europës Qendrore dhe Lindore, CEEOL
50. Tamina Kutscher, Gazetare, n-ost
51.Dr. Karin Clark, nga 2004-2009 Chair Ëriters in Prison Committee of International PEN, Londër
52. Annemarie Türk, ish-drejtorshë e Programit Kulturor të Kulturkontakt, Austria, Autore, Kuratore
53. Edi Matić, Shkrimtar dhe fotograf, Split, Kroaci
54. Tienchi Liao, Autore, Aktiviste për të drejtat e njeriut
55. Egin Ceka, Universiteti i Vjenës, Austri
56. Ron Winkler, Poet, Gjermani
57. Volker Dittrich, Autor dhe botues, Gjermani
58. Renato Baretic, Shkrimtar, Kroaci
59. Klaus Schrameyer, diplomat gjerman, Shoqata e Europës Juglindore Gjermani
60. Claudia Friedrich, Gazetare, Gjermani
61. Margot Neubert-Maric, Producente filmi, Gjermani
62. Dr. Matthias Buth, Shkrimtar, Qendra PEN për shkrimtarët gjermanë jashtë
63. Monique Schëitter, Shkrimtare, Hamburg
64. Andrea Grill, Shkrimtare, Austri
65. Dr. Alida Bremer, Shkrimtare dhe përkthyese, Münster, Gjermani
66. Prof. Dr. Thomas Bremer, Universiteti i Münster-it, Gjermani
67. Saša Ilić, Shkrimtar, Beograd, Serbi
68. Edo Popović, Shkrimtar, Zagreb, Kroaci
69. Ivana Sajko, Shkrimtare dhe dramaturge, Zagreb, Kroaci
7o. Jan Cornelius, Shkrimtar dhe përkthyes, Düsseldorf, Gjermani
71. Christian Thanhäuser, Botues, Austri
72. Udo Scheer, shkrimtar, Qendra PEN-Zentrum për shkrimtarët gjermanisht-folës
73. Robert Schwartz, gazetar, Rumani/Gjermani
74. Lutz Rathenow, Autor, I-ngarkuar i landit të Saksonisë për dosjet e Stasit, Gjermani
75. Daniel Rafaelić, Historian dhe Publicist, Zagreb, Kroaci
76. Irmgard Thanhäuser, Aktiviste për të drejtat e njeriut, Austri
77. Dr. Norina Procopan, Studiuese e Gjermanistikës, Konstancë
78. Dr. Rolf Hosfeld, Autor, Historian, Potsdam, Gjermani
79. Daniel Rafaelić, Historian, Publicist, Zagreb, Kroaci
80. Sigrun Reckhaus, Aktiviste e kulturës, Gjermani
81. Jovan Nikolic, Poet, Serbi/Gjermani
82. Marko Pogačar, Poet dhe kritik letrar, Zagreb, Kroaci
83. Marija Karaklajić, Dramaturge, Autore Beograd, Serbi
84. Mascha Dabić, Gazetare dhe Përkthyese, Vjenë, Austri
85. Christian Trippe, Redaktor, Berlin
86. Vilma Filaj-Ballvora, Gazetare dhe Redaktore, Gjermani
87. Martina Bertram, Redaktore, Gjermani
88. Alexander Andreev, Autor dhe përkthyes, Bullgari/Gjermani
89. Zoran Jordanovski, Gazetar, Maqedoni/Gjermani
90. Joachim Röhm, Përkthyes, Stuttgart, Gjermani
91. Ricarda Luthe, Kuratore, Hamburg
92. Gëzim Peshkëpia, ish-i burgosur politik, Tiranë.
93. Lindita Arapi – Boltz, shkrimtare, gazetare, Bon, Gjermani.
94. Agron Tufa, shkrimtar, Drejtor ekzekutiv i ISKK, Tiranë
95. Mark Marku, studiues, pedagog, gazetar, Tiranë
96. Musa Maçi, ish- i burgosur politik, Tiranë
97. Bilal Kola, kryetar i Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, Tiranë.
98. Çelo Hoxha, shkrimtar, përkthyes, zv/drejtor i ISKK, Tiranë.
99. Romeo Gurakuqi, studiues, historian, pedagog, Tiranë.
100. Lekë Pervizi, ish- i burgosur dhe i internuar politik, piktor, Bruksel.
102. Sadik Bejko, poet, ish deputet i PD.
103. Çerçiz Loloçi, publicist, shkrimtar.
104. Ibrahim Vasjari, shkrimtar, ish deputet i PD
Iniciatore e iniciativës: Lindita Arapi
Mbështetur nga Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Tiranë.
Please follow and like us: