Albspirit

Media/News/Publishing

Edmon Kaceli: O ç’kam me vdekë një ditë!

O, ç’kam me vdekë nji ditë

nga kafshimet

nga kafshimet e pabesta të njeriut tinzar!

 

Kam me vdekë i helmuem

-pa derdhë grimën e gjakut

prej trupit tem të lodhun

pa ndi dhimbje

-askund

në asnji qelizë

vetëm kam me ra pabesisht

përtokë

nën pabesinë tinzare të kafshimit

gjarpuner

mbretni e frikshme,

-Kam me humbë patjetër!

 

O ç’kam me vdekë një ditë

prej kafshimit të pabesë, tinzar!

Kam me vdekë!

Kam me harru me marrë frymë!

 

E pranoj!-kam frikë…

 

Shqipëri, shtator 1989 -Itali, janar 2022.

Please follow and like us: