Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Zemra ime…

Se ti je jeta ime
e paardhur
Se ti je zemra ime
e parrahur
Se ti je syri im
i paparë
Kush jam unë?!
Futesh tinëz në trup mashkulli,
e dashuroj si e marrë
Përhumbur lekurës tënde argëtoj
i mjeri ti,
një grua që i përket qiellit
mos dashuro!
E urren,
ikën e tradhëton
Vdes nëse dhe një herë t’mos e shtrish mbi shtrat
E dashuron e prapë e lëndon…
Asgjë s’ka ndodhur zemër
Kur të ikësh e më nuk mundesh të kthehesh s’ka se si
Ishe thjesht kacavjerrës
argëtim
I mjeri ti
s’do të doja të ishe ti
Nuk ikje se deshe ti
Nuk vije se deshe ti
Një grua që i përket qiellit
mos dashuro!
Lëre të bëhet flutur
Tundimin e saj mos provoko
Ka krahë ëndrre
lehtshëm të shkatërron.
I mjeri ti
Lëre të bëhet diell
ka rreze të arta
tek tjetra lehtshëm të çon
porse tashmë si një demon
I mjeri ti…
Një grua që i përket qiellit
mos dashuro!
(Mimoza Bici “Përhumbur tokës e qiellit” , poezi, Tiranë, janar 2022).
Please follow and like us: