Albspirit

Media/News/Publishing

Craig S. Perez: Dashuri në kohën e ndryshimeve klimatike

DASHURI NË KOHËN E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE
Craig Santos Perez [ 1980, ShBA ]

(duke ricikluar “Sonetin XVII” të Nerudasë)

Unë s’të dua sikur t’ishe metalet e rralla të tokës,
diamante konfliktesh ose rezerva të bruto-naftës
që shkaktojnë luftë. Të dua siç
dikush i do speciet më të cenueshme:
urgjentisht, mes habitatit dhe humbjes së tij.

Të dua siç dikush e do farën e fundit ruajtur
në kasafortë, shtatzënë me trashëgiminë e rrënjëve
tona dhe falë trupit tënd, shija që piqet nga frutat
e saj në gjuhën time ende ëmbël gjallon.

Të dua pa e ditur si, dhe as kur kjo botë
do t’përfundojë. Të dua organikisht, pa pesticide.
Të dua kështu, sepse do mbijetojmë vetëm

në kompostin e pasur me azot të përqafimit tonë,
aq afër sa emetimet tua të karbonit janë të miat,
aq afër sa dhe niveli i detit rritet me nxehtësinë time.

– – –
© C. S. Perez – Burimi: “Habitat Threshold” (Omnidawn Publishing, 2020), via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2021

 

Dashuria me ‘këmishë’ tjetër – Madje dhe poezitë mund të ‘riciklohen’!

Please follow and like us: