Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Biden: Nëse Rusia pushton Ukrainën, ne do përgjigjemi!

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë.

Në mesazhin e publikuar nga ambasada amerikane, Presidenti Biden zbulon një pjesë të bisedës së tij telefonike me homologun ukrainas, ku i ka ofruar mbështetjen e SHBA, nëse Rusia pushton Ukrainën më tej.

“Fola me presidentin ukrainas Zelensky për të diskutuar përpjekjet tona të koordinuara diplomatike dhe për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri – së bashku me aleatët dhe partnerët tanë – nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, ka thënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Please follow and like us: