Albspirit

Media/News/Publishing

Tamar Ziv, ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë

Tamar Ziv do të jetë ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, shkruan gazeta “Jerusalem Post”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka njoftuar sot se ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj, në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Belgjikë dhe në mesin e tyre është edhe Kosova.

Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt 2021, pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës e Serbisë./izraeli sot

Please follow and like us: