Altin Sh. Kajtazi: LUM KY ÇFARË VDEKJE!
Unë gëzohna i heshtur, ashtu si pagojë
pa e ngrysur fytyrën fare
krahët po, se s’di të ndalem n’fluturim
o çast i lumturi çast!
Shpirtin ma veshë më ngjyrën e qiellit
e mos m’le më ra përtokë!
Unë lutjet i bëjë, atje veç n’lartësi
shkruani në gurë se ai ka vdekur
e ndizni qirinj t’kuq e t’zinj!
Përtyp hidhërimin ti moj zanë
lum ky çfarë vdekje ka
o lum nëna për ketë djalë!
31.01.2022.
Please follow and like us: