Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta bashkëshortja e parë e Aleksandër Vuçiç

Gazetarja Ksenia Vuçiç, ish-bashkëshortja e Presidentit serb është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ka qenë vetë Aleksandër Vuçiç, i cili ka ndarë në profilin e tij në Instagram, lajmin për humbjen e nënë së dy fëmijëve të tij.

“Sonte në Beograd papritmas në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë Ksenija Vuçiç, nëna e dy fëmijëve tanë Danilo dhe Milica dhe gruaja ime e parë. Më pas do të njoftojmë familjen dhe miqtë për vendin dhe datën e varrimit. ”, ka shkruar Vuçiç.  Ksenija Vuçiç ka punuar si gazetare për më shumë se 30 vjet dhe karrierën e saj e ka nisur në televizionin Studio B.

Please follow and like us: