Prania ushtarake e SHBA në shkallë planetare
Prania Ushtarake e ShBA globalisht (Infografikë, 2021)
Bazuar në ekspertizën e David Vine (Profesor i Antropologjisë Politike, Uashington DC), pastaj bazuar dhe në tjera burime si NATO, SIPRI e të ngjashme, shtëpia mediatike e Katarit “Al Jazeera” në v. 2021 i pati publikuar disa infografika rreth prezencës ushtarake globale të ShBA. Them se infografika më të “plota” e më të detajuara s’ka publikuar as vetë Pentagoni ndonjëherë, as mediat amerikane etj.
Deri në Korrik 2021, thuhej se ShBA kishte rreth 750 baza, sëpaku në 80 vende të botës. Me 120 baza aktive, Japonia e ka numrin më të madh të bazave amerikane në botë, e ndjekur nga Gjermania me 119 dhe Koreja e Jugut me 73 baza.
Gjithsesi, “Al Jazeera” theksonte se numri aktual mund t’jetë dhe më i lartë, pasi jo të gjitha të dhënat janë publikuar nga Pentagoni.
Prania ushtarake e ShBA në Evropë është po ashtu e madhe. Evropa është shtëpia e të paktën 60.000 trupave amerikane. Me 33.900, Gjermania e ka numrin më të lartë të trupave amerikane në Evropë, e ndjekur nga Italia me 12.300 dhe Britania me 9.300 trupa. Anise, numri i trupave amerikane stacionuar në Gjermani është përgjysmuar gjatë viteve 2006-2020, duke rënë nga 72.400 në 33.900.
Baza ajrore “Ramstein” është qendra më e madhe për trupat amerikane dhe për furnizimet ushtarake në Evropë. Pak më tej, jashtë bazës prej 1200 hektarësh, ndodhet “Qendra Mjekësore Rajonale Landstuhl”, spitali më i madh ushtarak amerikan jashtë SHBA.
(sguraziu, janar 2022 – bazuar në infot e “Al Jazeera”, 2021)
| – – – – – –
Katari, një vend i vogël, ose relativisht i vogël, me sipërfaqe prej 11.437 km2 (thuhet se Kosova i ka 10.908 km2, sa për ta patur sadopak idenë territoriale), popullsia më pak se 3 milionë. Nga këta 3 milionë, vetëm rreth 300.000 janë qytetarë të Katarit (të tjerët të huaj… aliens 🙂 Ja që në duart e këtyre 300.000 qytetarëve vërtiten më shumë se 350 miliardë verdhushka.
Vetë s’kam qenë atje por thuhet se Kryeqyteti Doha është një qytet shkëlqimtar e “futuristik”, qytet super-modern me atë “krenarinë” e metropolizmit perëndimor, diç si një pyll arkitektural i rrokaqiejve, i qendrave financiare, tregtare dhe i asfalteve. Është diç si mish-mash i Monakosë dhe i “shehrit” Las Vegas – bëhet shaka ashtu pa të keq (dmth. rreth shpërthimit zhvillimor të stilit Doha, Dubai etj).
Falë pasurive natyrore, rezervave të naftës dhe të gazit, Katari është njëri nga vendet më të pasur të planetit. Gjithsesi, qe investuar në teknologjinë e “lëngëzimit” (për eksportimin e lëngshëm të gazit) dikur qenë investuar shuma të mëdha dhe vizioni s’pati vajtur huq – ishte ky ndoshta 1-ri nga hapat më kyç dhe më largpamës ekonomikë që Katari ka ndërmarrë ndonjëherë.
Kuptohet, me fuqinë financiare janë të lidhura mjaft çështje të tjera politike-strategjike. Themelimi dhe financimi pa kursim i një shtëpie mediatike si “Al-Jazeera” ishte dhe ende është njëra nga “hallkat” e kësaj strategjie. Hapi me një media të fuqishme, si një “fanar për mjegullnajën… (apo për pluhnajen) e botës arabe” e kishte dhe ende e ka qëllimin e forcimit të ndikimit mediatik (rajonal e global), në të cilin qëllim Katari ia ka dalë për mrekulli. Në fakt ishte diç si “gjenialitet” strategjik!
| – – – – – –
[ s. guraziu – ars poetica, janar 2018 ]