Albspirit

Media/News/Publishing

E FUNDIT, NGA TË TRI FATITË E FËMIJËRISË


Brahim (Ibish) AVDYLI
Nga të gjitha gjërat që më kujtohen, e di se më kishte përfshirë fluturimi hapësirës së mbushur me xixa drite. Nuk e di në ishin xixa, shumë xixa, yje poshtë meje, nëpër të cilat po shtrihesha, apo diçka tjetër. Tërë atë hapësirë errësire e shponin miliarda nyje të dritës, të cilat xixëllonin si xixëllojnat e vogla, duke u ndalur e duke u ndezur aq shpejt njëra pas tjetrës.
Nuk e di a kisha mbetur papriturazi i shtrirë në një livadh, natën, poshtë, e shikoja nga yjet, apo fluturoja pa e lëvizuar ndonjë gjymtyrë dhe yjet i kisha vendosur poshtë meje. Çudi! Fëshfërimën e erës e ndjeja fort për rreth, apo nuk e di si vetëdija e fëshfërimës së rrebtë e të zhurmbshme fishkëllonte pa pushim nëpër veshët e mi. Diçka lëvizte përskaj dhe e di sa edhe flokët më lëviznin në drejtim të kundërt, sikur kjo erë përpiqej që të mi ngrehte nga koka, si për të m’i nxjerrë. Dikund, ato i dukeshin të panevojshme…
Por më thirrte një zë i madh e me ton të lartë, më i trashë se te njerëzit e zakoshmëm. Më dukej, se ishte nga zotrat, apo zë që ishte nga brenda meje. Nuk e di në ishte edhe ai nëpër hapësirë, pasi nuk shihja asnjë qenie tjetër për rreth dhe askund, meqë ishte errësirë. Kujtoj se ndërgjegja nga vetja më lëshonte at zë të qartë e të papërsëritshëm:
“Mos i mbyll sytë! Rri i zgjuar! Mendo se ku do të shkosh! Ti po fluturon! Por, ende je pa ndonjë qëllim! Duhet të kesh një qëllim! Mendoje! Thuaje, në atë vend që do të jeshë! Nuk lihesh kështu, i vetëm e nëpër hapësirë! Duhet të kesh një qëllim! Pa qëllim, nuk ka asnjë lëvizje! Nuk mund të rrish më shumë nëpër hapësirë! E mos flej! Zgjohu! Ky është fluturimi i parë! Kështu nuk ke qenë më parë! Mos të të humbë vetëdija! Rri i zgjuar!…”.
Për pak e kisha humbur vetëdijen. Ndërgjegja më mbante gjallë që të mos fle; të mbaj sytë e çelur, edhe pse ashtu notoja, me duat e shtrira përpara. I lëviza sytë dhe e pashë veten se po fluturoja. E ndjeva për herë të parë veten të gjallë. Edhe rrobet e mija lëviznin nën shtytjen e erës. Pra, po notoja nëpër hapësirë dhe buzëqesha. Por nuk e kisha një qëllim. E ku do të shkoja?! Në cilën vend të botës?! Në cilin shtet?! Jo, nuk e di në cilin vend e kisha kaherë një dëshirë të fluturoj! Të isha mbi Paris, i pari ndër të parët, në të parin, që baballarët tanë e quanin “i pari”, parësia, Parisi…
Buzëqesha. Kjo ishte ëndërra ime e para! Parisi ka qenë prej nesh, djali i Priamit, Mbret i Pari prej Troje. E kishte emrin kështu prej kohësh, i biri i dytë i tij, Paris, që iku dhe e themeloi këtë qytet e që kishte të parën ëndërr dhe e filloi që ta realizonte. Filloi qytetin, pranë Sorbonës e parqeve. Ai qytet do të ishte zbullimi i ëndërrave të njeriut që dashuronte. E mua, vetëm kjo gjë më mungonte. Më ikte larg e më larg, sa herë që e mendoja. Nuk mund ta kapja me dorë, edhe kur përpiqesha ta zë e të fus në zemër.
Zemra më ishte tharë e rrudhur pa të! Tragjikisht e vëreja zemrën time. Lotët më rridhnin. Tëre jetën e kaloi pa e parë e pa e ndjerë dashurinë. Ishte rrudhur zemra, prej vitesh. Nuk e di se do a do të mund të më zgjonte përsëri këtë ndjenjë të artë! A kishte kund ndonjë trëndafil të kuq, të marrë prej dorës së butë, të cilës një zonjushë e re do t’i merrte butas erë?! Për mua, do të ishte e re dhe e bardhë, si qumështi, e cila në vend se të me zonojë si shtrigat, do të më ruante brumin e butë të dashurisë. Fëshfërima, asnjëherë pa e prekur me dorë, do të më zgjonte prapë ndër ëndërra.
Pa e ditur përse ishin rritur xixat e dritës në dritë të vërtetë të një qyteti përposhtë meje, isha ndalur e po mendoja. Ashtu, kot. Faqet më qenë larë me lot. I preka. Ishin aty. E preka gishtin me gojë. Beh! Të njelmët qenë lotët e mi. Duke dashur të fshij dorën dikund ktheva sytë dhe pashë se isha vendosur në një godinë hekurash, shumë më të lartë, si Aifeli.
Po kjo qenka vetë Kulla e Ajfelit!! Uh, çfarë ëndërre! Preka me dorë se janë çelik të trashë e mija katesh, mbi qytet e mbi park! Kjo qenka Kulla e Aifelit, padyshim! Ah! Ajri është i pastërt! Mrekulli!
Po përse më kishte lënë “Zëri i Trashë”? Po ku ishte zhdukur AI? Shikova për rreth. Pashë se në krahun e djathtë u duk si një qenie femër, me flokë të zeza e të gjata, deri poshtë vitheve, lozonjare, e buzëqeshur, me sy të kaltër. U tremba pak nga vetvetja, por e mora veten menjëherë me një buzëqeshje. E shikova disa çaste, ashtu, në pafajshmëri.
“Nuk e mendova se ishe pranë meje, për Zotin e Madh, nuk e dija! Kaherë nuk të kam parë, që prej fëmijërisë! Atëherë kam qenë i lidhur shpesh në hulajë! Mëma ishte e zënë me punë e motrat ishin në shkollë. Nuk kishte tjetër kush të më luhaste. Mbetesha pa kujdes, por vinit ju, që të triat!…”.
I fshiva lotët dhe buzëqesha edhe njëherë, por prap më rrjedhi loti në krahun e djathë, si një kokër vese, mbi bimë, që rrokulliset tatëpjetë. Ajo, me një mindil të butë e lehtas, nën dritën e syve, me një buzagas ma fshiu lotin nga faqja ime, pa më ra poshtë nën mjekër:
“Gjithmonë më ke në krahun e djathtë, por nuk më ke lënë rast të paraqitem. Gati të ka kaluar koha, sa të mos e kem nevojë më të paraqitem”.
“Oh, jo jo! Nuk të kam harruar! Për besë, nuk të kam harruar! Të kam ndier në dhjetra forma! Herë në Shqipëri, e herë nëpër Evropë!…”.
“Ato nuk janë pamje të miat; nuk jam unë, edhe pse të duket se janë të ngjashme me mua. Unë jam nga tri Fatitë tua, tri Moriat! Ne jemi jashtë natyrës, e ato janë qenie! Të kanë mashtruar me një pamje mashtruese! Dhe, ngadalë, ta kanë vjedhur tërë kohën, deri më tani, në fund të jetës! Gjithmonë ke mbetur pa dashuri, duke u zvarritur nëpër tokë, me lot në sy!…”.
“Përpiqesha që të gjëjë fatin tim, e koha kaloj kot…”.
“A e ke harruar të thirrësh fatin tënd te Fatitë; të konsultohesh me to; sa herë që të kesh nevojë! E unë, isha e caktuar të konsultohesh për dashurinë. Jooo, jo!” – dhe e lëvizi gishtin tregues të dorës, se nuk ishte e saktë, duke e lëvizur edhe kokën ngadalë, duke pohuar ate, e mua po më terej goja për një pikë uji. –“Të kanë mashtuar xhindët, djajt, të paraqitur si ëngjuj, sikur janë të dërguar prej <Zotit të Madh>, e nuk ishin prej të Madhit Zotit, po ishin dërguar prej Kryedemonit! Ti mendon se ata janë të dërguar prej <Zotit të Madh>, e të pështjelluan me njerëzit e tyre, vite me radhë. Të sjellën vërdallë, ja, kështu!” – dhe e solli prapë gishtin tregues të dorës së djathtë drejt meje, duke më shikuar si me pikëllim, e cila më përloti sytë nga dhembja, që e ngriste kraharorin tim më lartë se sa e merr me mend dikush, por ajo prap mi hoqi syzet dhe mi fshiu sytë, aq butë e aq lehtë, sa mu sill e tërë bota përposhtë meje, rrotull e rrotull. Prap më rodhën lotët! Filloi të më dridhet mjekrra. “Nuk ke arësye të qash me lot e të dridhesh, sepse më vie keq që ke humbur kohë e të kanë kaluar kaq vite të tëra pa e marrë veten, me lot të gjallë e psherëtima. Jo vetëm se e ke harruar këtë qytet të artë të dashurisë, Parisin, nga i pari i të parëve tuaj prej Trojës, të truallit tuaj, edhe pse atëherë e ke folur këtë gjuhë, e tani e ke harruar! Sa keq! Kujt t’ia shpjegojsh këtë humbje të madhe?! Kjo humbje është jo vetëm me kulturë; jo vetëm me ndjenja; jo vetëm me kohë, por edhe me përjetime! A e di se ke jetuar jetën paraprake në këtë komb e në këtë vend, pranë shpellës?”
Vlonin mendimet e vlonin ndjenjat. Më ishte tharrë goja e më ishte terrur gjuha. Fjalët më kishin mbetur jashtë shqiptimit, pa dalur përjashta.
“E kam dashur këtë komb dhe e kam pasur në shpirt, në zemër, në vetëdije, por ç’ti bëje politikës të tyre vrastare ndaj kombit tim e kundër qëllimeve të mia jetësore, kundër të gjithë asaj që përpiqesha që të arrij?!” – sikur u përpoqa të shpjegoj nëpër lotë, të cilët prapë më rodhën, pikë e për pikë.
“Nuk ke arësye që më justifikohesh, sepse të kanë tërhjekur djajtë larg nga qëllimi yt jetësor! Prandaj as unë nuk mund të vija pranë teje, kur janë djajtë rreth e rrotull. Egjulli e djalli janë dy botëra të kundërta! E kur i përzure ata, bëre vend edhe për mua! Tani, është koha e fundit për dashurinë e jetës!..”
“Si të më ndihmosh në këtë moshë e në këtë vend?!” – e pyeta rrebtë.
“A e ke harruar dashurinë e vetme në këtë vend, në jetën paraprake?” – pyeti edhe ajo menjëherë, me të njëjtin ton, deri sa era ia shpupuriste flokët e gjata e të buta, si prej ëngulli, që edhe mua më preknin, si të më preknin në shpirtë. Shpirti lotonte, por sytë i nxjerrnin jashtë trupit.
“Si mendon?! Për cilën dashuri e ke fjalën?” – e pyeta seriozisht.
“E po, po ta përkujtoj edhe njëherë. Paraprakisht ke qenë edhe atëherë Doktor, sot nuk të kanë lënë që të jesh Doktor Shkencash djajtë e Shqiptarisë. Atëherë ke qenë Doktor i Medicinës, dhe pikërisht në këtë vend! A të kujtohet Moçali, si liçen dhe shpella pranë saj?!”
“Po, e kujtoj, por nuk e di se në cilin rajon ndodhet! Kam pyetur disa herë, e askush nuk dinte të më tregojë për këtë moçal.” – vazhdova, me kërshëri.
“Kjo nuk ka rëndësi, por çështja! I ke shfarrosur miskonjat, e ke shpëtuar nga vdekja piratin dhe ta ka dhënë vajzën e vetme e të re, plavushkë, e bukur, besnike, besimtare, bijë e dashur e babait të vet, dhe të ardhur me te në atë shpellë! Ia ke dhënë fjalën se do ta dashurosh prap në këtë jetë! Ajo, të njëjtën fjalë ta ka dhënë, sado që ishe më i moshuar! Për këtë gjë ajo të dashuroj përzemërsisht atëherë dhe për këte të dashuron sot e prap, deri në infinit!!”
“Nuk është njësoj si ajo e jetës së kaluar! Me pamje po, por jo me jetë!” – u përpoqa t’ia jap shpjegimin tim, me pak fjalë.
“Aha! Nuk është e njëjta jetë dhe nuk mund të jetë e njëjta origjinë. Personi është tjetër, por të njëjtin shpirt prap e ka dhe të njëjtën qenie e keni të dytë! Ashtu, si më parë! Kuptoje se jeni të prejardhjes së vendeve të ndryshme, por mbijetoni në vendin e tretë, që është i juaji! Ky vend është i dashurisë!!”
“E si të merremi vesh, kur gjuhën e kam harruar! Pa gjuhë, nuk mund të merremi vesh! Tragjedia e deshi që të më shlyhej i tërë truri!!Tabula rasa!”
“Dashuria e ka gjuhën e saj dhe këte ju e dini, që përpara!” – tha frik, prap me buzëqeshje. – “Flasin sytë, flasin sjelljet, brendësia e juaj e gjithëçka tjetër! Gjuhën frengjisht, e ripërsëritni. Ashtu, rimësohet edhe kjo gjuhë!”
U ndalëm. U tretem ndër mendime, ngadalë dhe në brendësi të gjërave. E preka zemrën time. Dashuria që më mungonte, që më ishte tharë nga zemra, prap ishte aty. Është e strukur, e zymtë, e përlotur me kohë, por ajo mund të rizgjohet! Seksi duhet të ushtrohet, por dashuria është ndjenjë e zjarrtë, që selinë e ka në zemrat tona. Vendi i saj është ky vend: Parisi!…
Ah, sa mall paskam ende të pashuar për këtë vend, përposhtë nesh; mbi këto parqe të bukura, mbi këtë qytetet të madh e përrallor! Aty, të më vinte gruaja, e të jetë një ëngull i bardhë, e bukur, sorkadhe, e gjetshme, e re, e cila ka mësuar të tregëtojë edhe me kohën! Kjo është mrekulli! Por, a mund ta mendoj unë këtë çështje?! Pa të holla, nuk ka dashuri! Mëndja më ishte ndalur në këtë pikë. Si t’i bëja të hollat, kur të hollat qenë zhdukur?!…
“Hhhëëëmmm! Ku i kemi mjetet?! Pa mjete, nuk jetohet!” – sikur u habita me këtë pyetje. – “Me çka mund ta ftoj dashurinë tonë të sinqertë, kur jemi në të dy skajet e botës?! E të hollat na duhen! Aeroplani është shumë i shtrenjtë, për ne. Ajo është në Azinë e Largët dhe Jugore! Me çka t’i bëj të hollat?!” – fillova të dridhem nga shqetësimi.
“Mos e merr me alarme, sepse humb në vetvete! Qetësohu! Të hollat vinë kur të jeni së bashku! Nga një, nuk u vinë të hollat! Kur jeni së bashku, u vinë të hollat! Familja do të holla, e pa familje keni vetëm dhembje!”
Ajo prap buzëqeshi në vetvete. U ktheva edhe njëherë te vetja ime. Qesha, sepse e ndjeja njëferë lumturie. Kur mendon zymtas, humb vetëdija dhe vegëza. Kur nuk ke vegëza, e me çka ta marrësh objektin apo ku ta kapësh? Jo, kur humb qetësia, kalohet mbi çështjen tënde. Ti, përplasesh kot e shumë, andej e këndej, por nuk e kap objektin, as çështjen. Nuk i sheh dot!
“Megjithate, më duhen prapë pak të holla!” – iu ktheva asaj, me qetësinë e marrur mbi vete. “Ka nevojë për të holla. Ne, duhet të bashkohemi, apo jo?!”
“Të ka mësuar e dashura e juaj! A e kupton: të ka thënë se duhet që t’i rrotullosh gjërat, t’i lëvizësh. I merr për diçka tjetër dhe i përdorë për tjetër gjë. Pastaj i rikuperon prej vendit tjetër, në vendin e vet. Kështu, nuk humb asgjë!”
I zura dorën dhe e vendosa në faqe, sepse po e ndjeja thellë mendimet e saja, mjaft njerëzore, e kjo ma ndezi zjarrin mu më mes të zemrës! Fillova të ngrohem nga brenda, e në këtë lartësi të ftoftë hekurash e dritash! E ndjeja veten të pamposhtur, me të gjitha dhembjet e egërta të viteve! Koha ka kuptim për njerëzit, e jo për dashurinë! Dashuria nuk pyet për kohën!
Quditërisht, e ndjeva veten plotësisht të mbushur e tërësisht të plotë! Më mori një koll i thatë, më i vogël se përherë. Asgjë nuk nxjerra përjashta gojës.
“A e di çka: nuk je i sëmuar nga Covidi! Ti, e djeg rrënjësisht edhe Convidin! Kundërshtarët e tu t’i ngjallën pranë teje, por TI je më i gjallë dhe më i fortë se të ligjtë! E djeg përsëri me zemër Convidin!” – tha me një buzëqeshje, duke e prekur me dorën e saj zemrën, së bashkë me dorën time. Pastaj e zgjati në formë të përshëndjes dhe sikur u fal. U ngritë të fluturojë, e bërë dritë.
Përsëri do ta takoj këtë Fati, këtë Motër, këtë Engjul, sa herë që të më duhej. Me të vërtetë, po e digjja me zjarr edhe Convidin.
Tani, do të provoj dashurinë. Në fund të fundit, ajo është polivalente.
Nuk vdes i tëri!…

Please follow and like us: