RAMA TAKON AMBASADOREN FRANCEZE
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me ambasadoren franceze në Prishtinë, Marie-Christine Butel.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se temë e bisedimit ka qenë trajtimi për ujërat e zeza, mundësitë për sjelljen e ekspertëve të profilive të ndryshme si dhe binjakëzimin e Prishtinës me qytetin Nantes.
“Para pak ditësh, me ambasadoren franceze në Prishtinë, zonjën Marie-Christine Butel, zhvilluam një bisedë të shumanshme, duke trajtuar nevojën e projektit për ujërat e zeza, mundësitë për sjelljen e ekspertëve të profileve të ndryshme, binjakëzimin e Prishtinës me qytetin Nantes, zhvillimin e agroturizmit të zonave rurale të kryeqytetit, si dhe bashkëpunimin në sfera si arti, kultura e sporti”, ka shkruar Rama në Facebook.