Hafize F. Elshani: Hajde shtet komunist, hajde…
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një kameraman i cili ishte në detyrë gjatë ndërhyrjes së policisë tek ish-zyret e ‘Agro Kosova Holding’, të cilat sot i kanë kaluar në pronësi AKP-së. Arrestimi i kameramanit i cili ishte duke marrë pamje të zyrtarëve të ‘AgroKosova Holding’ të cilët nuk po lironin zyrat e objektit, ka nxitur reagime të shumta në opinion. Gazetarja Hafize Elshani, përmes një statusi në Facebook ka thënë se arrestimi i kameramanit është absolutisht i papranueshëm. Elshani ka thënë se ky veprim është si të vijë nga një shtet komunist. Ky është mesazhi i plotë nga Hafize Elshani:
“Hajde shtet komunist, hajde… Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut ne aksion. Le ta dijë mirë pushteti i Albin Kurtit dhe çdo pushtet tjetër që gazetarët e kameramanët kurrë nuk keni me mujt me i frikësu as duke i arrestuar, kërcënuar e duke i shantazhuar. Le ta dijë mirë kushdo që ka edhe ka me pas gazetarë ose punonjës të medias, që janë një pushtet më vete dhe mbrojnë interesin publik, që nuk ia kanë frikën asnjë pushteti në demokraci, po kështu as politika dhe as policia nuk guxojnë me prek asnjë gazetar e kameraman gjatë kryerjes së detyrës: informimi i publikut për çka ndodh në vend. Pra nuk ka edhe nuk ka me pas bir nane që ka me na ndal, kem me raportu ëdo dite pa ndal, pa frike, sepse ju mundeni me na ‘vra’, po kurrë për të na frikësu jo…”.