Milaim Zeka pezullohet nga puna në RTK
Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka marrë vendim për pezullim të përkohshëm nga puna të gazetarit, Milaim Zeka.
Në vendim thuhet se Zeka pezullohet përkohësisht nga puna.
“I punësuari z.Milaim Zeka, i sistemuar në vendin e punës Producent Ekzekutiv/Programi satelitor/Udhëheqësia e programit satelitor, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, suspendohet përkohësisht nga puna, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë në lartësi prej 50%”.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Administrata e RTK-së me datë 28.01.2022, është njoftuar me shkrim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se ndaj të punësuarit z.Milaim Zeka, janë të konfirmuara 3 aktakuza dhe dy raste të tjera janë në proces.