Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i UEFA-s takon Armando Dukën

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka mbërritur ndodhte sot në Tirana ku ka zhvilluar disa takime zyrtare. Pasi takoi kryeministrin Edi Rama, në ambientet e kryeministrisë, Ceferin ka udhëtuar drejt Federatës Shqiptare të Futbollit, ku ka biseduar me presidentin Armando Duka. Takimi vjen pas tensioneve në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku së shpejti do të mbahen zgjedhjet për të zgjedhur kreun e ri. Përveç zgjedhjeve, pritet të diskutohet edhe zhvillimi i finales së madhe europiane të Conference League në Shqipëri. Në përgjigjen e fundit ndaj Top Channel zyra e medias së UEFA-s konfirmuan se ngjarjet e fundit dhe sidomos eksplozivi në shtëpinë e presidentit Duka, kanë vendosur në pikëpyetje çështjen e sigurisë dhe për këtë arsye kërkohen rikonfirmime nga qeveria shqiptare për të organizuar këtë aktivitet madhor për UEFA-n që për herë të parë do të zhvillojë finalen e këtij kompeticioni premier në kryeqytetin shqiptarë dhe që prej disa muajsh po reklamohet kudo në Europë.

Please follow and like us: