Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Rend ta kap jetën

Vështirë se e arrij jetën time.
m’i shpërthen kocka e deje.
bëj ta kap në njërin breg,
e shoh në tjetrin para meje.
As me vrap s’e arrij jetën time.
Një ujk i egër jam, bari kopeje,
sa i shoh delet te ky breg,
Kanë marrë hov në tjetrin, tej meje.
Një kokër rëre më lartohet breg
ma ngre kurthin e verbër.
Rrëzuar rrafsh në sy kam barin
ta arrij… në ditën tjetër.
Hov si era ta rrok fort jetën.
Në zarf më vjen hënë e sëmurë
dhëmbët shtrëngoj edhe shpatullat,
ura jam unë, jeta rrjedh lumë.
Luftoj ta rrok paq jetën time
dhe zgjuar, edhe në fjetje.
Në bregun tej flur atë e shoh
gjithmonë ia mbrrin para meje.
Please follow and like us: