Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Soreca: Me rëndësi të vijojë puna e komisionit për mbetjet

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca thotë se është me rëndësi që të vijojë puna në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Sipas Sorecës, transparenca dhe përgjegjshmëria janë parime kyçe të BE-së, ndërsa shtoi se lufta ndaj korrupsionit është prioritet për BE-në. “E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj integruese.”, shkruan Soreca në Twitter.

Please follow and like us: