Dënimi i Saimir Tahirit/Reagon Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin!
Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas diplomates së lartë, askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë. Kim i bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë punën në mënyrë të pavarur. “I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Kim.
Please follow and like us: