Misteret e trurit pas vdekjes!
Çfarë ndodh me trurin tonë kur vdesim? Një pyetje që gjithmonë shkencëtarët janë përpjekur për ti dhënë përgjigje, sidomos kur dikush vjen përsëri në jetë pas vdekjes, dhe rrëfen se ka parë një dritë të bardhë.
Tani shkencëtarët kanë zbuluar se ky nuk është fillimi i udhëtimit në jetën e përtejme, por thjesht truri ynë që nuk vdes.
Këtë e kanë gjetur hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit, të cilët pretendojnë se truri mbijeton rreth 30 sekonda pas një arresti kardiak.
Humlumtuesit kanë nxitur disa lloj infarktesh tek disa minj dhe ndërkohë kanë monitoruar aktivitetin e trurit. Në 30 sekondat e para pas arrestimit kardiak EEG tregoi se truri ishte ende aktiv.
“Në fakt sinjalet elektrike tregojnë se truri ka organizuar edhe aktivitetin elektrik gjatë fazës fillestare të vdekjes klinike ” tha njëri prej hulumtuesve për revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave.
“Ky studim na tregon se pakësimi i oksigjenit gjatë arrestit kardiak është në gjendje për të stimuluar aktivitetin e trurit që është një tipar i përpunimit të vetëdijshëm. Ai gjithashtu ofron kornizën e parë shkencore për tregimet e pacientëve të shumtë, të cilët i kanë mbijetuar arrestit kardiak “, thekson një tjetër nga shkencëtarët e Miçiganit.
Me pak fjalë, edhe në qoftë se vetëm për disa sekonda, truri i mbijeton një vdekjeje klinike dhe kjo shpjegon, gjithashtu, edhe rastet kur një person që i shpëton një infrakti ka një shans më të mirë për të mbijetuar, pa dëmtime të trurit. Sepse edhe nëse ai është i vdekur truri i tij vazhdon të punojë dhe të mbijetojnë edhe për 30 sekonda të tjera.
Please follow and like us: