Albspirit

Media/News/Publishing

Moska mbyll zyrën e DW në Moskë, heq akreditimin e gazetarëve

Konflikti Rusi-Ukrainë reflektohet edhe në informacion. Mësohet se Rusia i ndaloi transmetimet në Rusi të Deutsche Welle-s. Ky hap është reagim ndaj ndalimit të programit gjermanisht të transmetuesit shtetëror rus RT DE. Veç kësaj, do të nisë një proces për ta shpallur Deutsche Welle-n “agjent të huaj”. Për hapa të tjerë do të jepen së shpejti informacione të tjera. Drejtori i Përgjithshëm i DW, Peter Limbourg u shpreh: “Masat e marra nga autoritetet ruse nuk janë aspak të kuptueshme dhe përbëjnë një reagim plotësisht të tepruar. Këtu na bëjnë peng në një mënyrë që mediat e përjetojnë vetëm në autokraci. Ne protestojmë energjikisht kundër këtij reagimi absurd të qeverisë ruse dhe do të përdorim kanalet ligjore për të kundërshtuar masat e shpallura. Derisa këto masa të na njoftohen zyrtarisht, ne do të vazhdojmë të përcjellim lajme nga zyra jonë në Moskë. Edhe nëse në fund do të detyrohemi ta mbyllim (zyrën), kjo nuk do të ndikonte në raportimin tonë për Rusinë. Përkundrazi, ne do të forconim ndjeshëm raportimin tonë”.

 

Please follow and like us: