Albspirit

Media/News/Publishing

Von der Leyen: BE-ja po punon për përgjigje të përbashkët ndaj letrës ruse

Bashkimi Evropian po punon për një përgjigje të përbashkët ndaj kërkesave të sigurisë që Rusia ka paraqitur përmes një letre. Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para gazetarëve teksa ndodhet në një vizitë në Helsinki.

“Ne po punojmë për një përgjigje të përbashkët. Ne jemi të bashkuar dhe është e qartë se kjo përgjigje do të reflektojë këtë unitet”.

Teksa foli për krizën në Ukrainë Von Der Leyen theksoi se Rusia duhet të kthehet në rrugën e paqes dhe dialogut.

“Në rast se do të ketë ndonjë agresion ushtarak kundër Ukrainës, do të ketë sanksione financiare dhe ekonomike nga ana jonë… Shpresojmë që kjo të mos jetë e nevojshme”.

Presidentja e KE nënvizoi se Rusia po vë në pikëpyetje sigurinë evropiane ndërsa kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se askush nuk dëshiron që situata të përshkallëzohet, por të gjendet një zgjidhje paqësore.

Please follow and like us: