KUR PARIA E SHKODRËS I KËRKONTE PORTËS SË LARTË AUTORIZIMIN PËR NDRIÇIMIN E LIQENIT
LA REVUE D’ORIENT (1899) / KUR PARIA E SHKODRËS I KËRKONTE PORTËS SË LARTË AUTORIZIMIN PËR NDRIÇIMIN E LIQENIT DHE BRIGJEVE TË TIJ ME DRITË ELEKTRIKE
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shkurt 2022
“La Revue d’Orient” ka botuar, me 10 maj1899, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me kërkesën e veçantë asokohe të parisë së Shkodrës drejtuar Portës së Lartë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Energjia elektrike në Shqipëri – Sipas asaj që na thonë nga Kostandinopoja, disa të njohur në Shkodër të Shqipërisë i kanë kërkuar Portës së Lartë autorizimin për ndriçimin e liqenit të Shkodrës dhe brigjeve të tij me dritë elektrike, për të bërë të mundur lundrimin gjatë natës, ashtu siç është bërë me Kanalin e Suezit”.
Please follow and like us: