Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: BOTA E NDERON, SHQIPNIA E DHUNON

VENDVORRIMI I SKENDERBEUT

Lexova një artikull për vendvorrimin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut të dhunuem
dhe të kthyem në nevojtore, shkrue saktësisht si gjithmonë nga z. Frank Shkreli. E
falnderoj fort për ruejtjen e sedrës kombtare dhe përgjegjes meritueme që u ka ba
xhullijve antishqiptarë dhe bijve antinjerzor anadollakë për këte dhunim që i kanë ba
Vendvorrimit të Heroit tonë kombtar që, e nderon gjithë Bota e kulturueme.
Shqiptarët e vërtetë, mbasardhës të Gjergj Kastriotit, nuk duhet të praojnë për asnjë
arsye një vepër të këtillë tue u nisë nga tre fakte:

1. Një vepër si kjo kundër Një Prijsi të Lavdishem dhe të Përjetshëm si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, që e nderon sot gjithë Bota e qytetnueme dhe e kulturueme, nuk duhet dhunue pa asnjë arsye!
2. Vendvorrimi i Tij asht kenë Kishë Katolike Shqiptare. Një dhunim i këtillë asht ba
edhe nga paraardhësit e xhelatve të sotëm, trashigimtarë të ndytë e barbar të atyne të
djeshemve, që dhunuene mbas vitit 1944 të gjitha Kishat Katolike Shqiptare, dhe po
kështu si Vendvorrimin e Skenderbeut, në 1967 edhe Kishat Katolike Shqiptare të
Shqipnisë Veriut, ku po e njajta veper e flliqun ngjau edhe me Kathedralen njëqind e
sa vjeçare të Shkodres, Kishen Françeskane të Gjuhadolit, Kishen e Zojës tek Kalaja
dhe Kishen ku u konorzue Gjergj Kastrioti në Vaun e Dejes. Sigurisht një veper po
antinjerzore po persëritet nga trashigimtarët që nuk kanë asnjë pikë gjak Shqiptari.
3. Në trupin e tyne prej gjarpni qarkullon vetem Urrejtja antishqiptare shekullore!
Ata jetojnë vetem me tinzinë e pabesinë anadollake, tue mendue vetem si e si me atë
urrejtje që kanë, me krye akte vllavrasjesh dhe plaçkitje pronash të kujtdo që nuk i
sherben qellimit tyne antishqiptar e antinjerzor. Sot ata bisha kanë qellim kryesor që
të shpronsojnë Shqiptarët dhe ti bajnë me ikë edhe naten nga Shqipnia. Bisha nuk ka
as Shpirt, as Atdhe e as Gjak Shqiptari: Ai vetem asht vrastar i ushqyem me urrejtje!
Qellimi final i tyne asht sundimi i hekurt me tiparet ma kriminale komuniste, ashtusi
i paraardhësit të tyne që e ka njoftë gjithë Bota si terrorist vrastar e kriminel barbar.
Shqipnia e Gjergj Kastriotit Skenderbeut perditë po shkon drejtë shperbamjes!
Nanë Tereza e pau kjartë gjendjen tonë në vitin 1997, kur tha në aeroportin e Rinasit:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar”! E, mallkimi vazhdon përderisa Ai
Popull, po vazhdon me u qeverisë sot nga shkatrrimtarët e “Rilindjes komuniste”,
sistemi ma vrastar e antinjerzor që njeh Historia e Popullit Shqiptar të Gjergj
Kastriotit, Nanë Terezës dhe Martirve të diktaturës gjysëshekullore komuniste.
Melbourne, 6 Fruer 2022.

Frank Shkreli: Mbi monumentin e Skënderbeut në Lezhë

Please follow and like us: