Johnson paralajmëron Putinin për pushtimin e Ukrainës
Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar Presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.
Sipas një deklarate të bërë nga zyra e Kryeministrit, Johnson zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin.
Johnson shprehu shqetësim të thellë për “aktivitetin armiqësor” të Rusisë përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.
“Kjo e drejtë vlen tërësisht për Ukrainën,” tha Johnson, duke vënë në dukje se sipas politikës së dyerve të hapura të NATO-s, të gjitha demokracitë evropiane kanë të drejtë të dëshirojnë të bëhen anëtare të NATO-s, ndërsa shtoi se kjo është një aleancë mbrojtëse.
Ndërkaq në deklaratën e Pallatit Presidencial rus (Kremlin) në lidhje me takimin thuhet: “Në kontekstin e krizës në Ukrainë dhe sigurimit të garancive afatgjata dhe të rregulluara ligjërisht për sigurinë e Federatës Ruse, u bë një shkëmbim shumë i detajuar i pikëpamjeve”.