Sekretet që e bëjnë videon sa më të ndjekur në TikTok
Videoja është formati i preferuar i botës dixhitale, veçanërisht për përdoruesit më të rinj. TikTok është një rrjet social që kombinon Vine dhe Snapchat, me të cilin mund të krijoni video që variojnë nga 15 sekonda deri në një minutë. Gjithashtu ju lejon të shtoni efekte speciale në videot tuaja për t’i personalizuar ato.
Por si mund ta bëni videon tuaj virale në TikTok? A jeni gati t’i zbuloni ato?
1. Përdoruesit e TikTok duan informacion të shkurtër kështu që çfardo që dëshironi t’u prezantoni miqve tuaj në TikTok-ut duhet të jetë e shkurtër.
2. Promovoni videon tuaj në media të tjera sociale si në Instagram, Twitter dhe Facebook. Në këtë mënyrë ju do të rrisni ndikimin dhe do të jeni patjetër më afër qëllimit tuaj.
3. Postoni rregullisht, domethënë të keni një takim të rregullt me ndjekësit tuaj.
4. Jeni gjithmonë të informuar për tendencat më të fundit. Pra gjeni një këngë që dëgjohet shumë kohët e fundit ose një sfond që është super i çuditshëm.
5. Mos i injoroni hashtagun. Shtoni hashtag në video që kanë lidhje me përmbatjen e saj.
6. Ndërveprimi është gjithçka. Mos qëndroni indiferentë ndaj komenteve të fansave tuaj. Përgjigjuni sa më shumë dhe kështu do të fitoni edhe më shumë ndjekës.
7. Përfitoni nga veçoria Duet dhe shfaqni në ekran duke bërë saktësisht të njëjtën gjë me një përdorues tjetër të TikTok.
8. Përqendrohuni në tregimin. Nëse historia që u tregoni ndjekësve tuaj është “e fortë”, askush nuk do të largohet ose injorojë videon tuaj.
9. Gjeni kohën e duhur për të bërë postimin tuaj. Bëni eksperimentet tuaja në orë dhe shikoni kur keni më shumë ndërveprim me audiencën tuaj. Zakonisht, megjithatë, mbrëmja është koha e duhur për të ngarkuar videon tuaj TikTok.