Siguria e Ukrainës është edhe siguria jonë
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell deklaroi se Ukraina është një fqinj dhe partner i BE-së.
“Siguria e saj është siguria jonë gjithashtu”,- thotë Borrell në një artikull për krizën në Ukrainë.
“Ukraina është fqinji dhe partneri ynë. Siguria e saj është edhe siguria jonë”, Ne i kushtojmë prioritet diplomacisë për të zgjidhur problemin me Rusinë përmes dialogut, mirëpo një përgjigje në përputhje me këtë e presim edhe nga Rusia”, shkruan Borrell në artikullin e tij.
Në krizën e Ukrainës ne kemi vepruar në një bashkëpunim dhe koordinim shumë të suksesshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), shprehet Borrell dhe e vijon kështu artikullin: “Pretendimi se BE-ja nuk ka qenë në skenë në krizën e Ukrainës nuk është i vërtetë. Si BE, veçanërisht autoritetet franceze dhe gjermane, ne po ndjekim një diplomaci jashtëzakonisht aktive në këtë krizë”.
Duke kujtuar se po punojnë në një bashkëpunim të ngushtë edhe me NATO-n, Borrell përsëriti thirrjen e tij që Rusia të ndalojë përshkallëzimin e tensionit.