Albspirit

Media/News/Publishing

Vjollca Kinkaj Mucaj: Konventa e munguar në legjislacionin shqiptar

 

 

Konventa ILO-SC 190: “Eleminimi i dhunës dhe ngacmimeve në boten e punës”

 

 

Duke konfirmuar rëndësinë e Konventave themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe duke rikujtuar instrumente të tjera ndërkombëtarë të rëndësishme, të tilla si

  • Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut,
  • Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike,
  • Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore,
  • Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial,
  • Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave,
  • Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të tyre dhe Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe:
  • duke pranuar të drejtën e gjithsecilit për një botë pune pa dhunë dhe ngacmim, duke përfshirë dhunën dhe ngacmimin me bazë gjinore;
  • duke pranuar se dhuna dhe ngacmimi në botën e punës mund të përbëjnë shkelje ose abuzim të të drejtave të njeriut, dhe se dhuna dhe ngacmimi janë një kërcënim ndaj mundësive të barabarta, janë të papranueshme dhe të papajtueshme me punën e denjë;
  • duke pranuar rëndësinë e një kulture pune, bazuar në respektin dhe dinjitetin e ndërsjellë të qenieve njerëzore, për të parandaluar dhunën dhe ngacmimin;
  • duke rikujtuar se anëtarët kanë një përgjegjësi të rëndësishme për të nxitur një mjedis të përgjithshëm me zero tolerancë ndaj dhunës dhe ngacmimit, në mënyrë që të lehtësojnë parandalimin e këtyre sjelljeve dhe praktikave, dhe se të gjithë aktorët në botën e punës duhet të përmbahen, shmangin dhe trajtojnë dhunën dhe ngacmimin;
  • duke pranuar se dhuna dhe ngacmimi në botën e punës ndikojnë në shëndetin psikologjik, fizik dhe seksual, dinjitetin dhe mjedisin familjar dhe shoqëror të një personi;
  • duke pranuar që dhuna dhe ngacmimi ndikojnë gjithashtu në cilësinë e shërbimeve publike dhe private dhe mund të pengojnë që personat, veçanërisht gratë, të kenë akses, të qëndrojnë dhe të përparojnë në tregun e punës;
  • duke vërejtur se dhuna dhe ngacmimi janë të papajtueshme me promovimin e ndërmarrjeve të qëndrueshme dhe ndikojnë negativisht në organizimin e punës, marrëdhëniet në vendin e punës, angazhimin e punëtorëve, reputacionin e ndërmarrjes dhe produktivitetin;
  • duke pranuar që dhuna dhe ngacmimi me bazë gjinore ndikojnë në mënyrë disproporcionale tek gratë dhe vajzat, dhe duke pranuar se një qasje gjithëpërfshirëse, e integruar dhe me përgjegjësi gjinore, e cila trajton shkaqet themelore dhe faktorët e rrezikut, duke përfshirë stereotipet gjinore, format e shumta dhe kryqëzuese të diskriminimit, dhe marrëdhëniet e pabarabarta të pushtetit me bazë gjinore, janë thelbësore për t’i dhënë fund dhunës dhe ngacmimit në botën e punës;
  • duke vërejtur se dhuna në familje mund të ndikojë në punësimin, produktivitetin dhe shëndetin dhe sigurinë, dhe se qeveritë, organizatat e punëdhënësve dhe punëtorëve dhe institucionet e tregut të punës mund të ndihmojnë, si pjesë e masave të tjera, për të njohur, reaguar ndaj dhe trajtuar ndikimet e dhunës në familje.

Është shunë e rëndësishme të njihen mirë parimet themelore dhe në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe rrethanat dhe në konsultim me organizatat të ketë një qasje gjithëpërfshirëse, të integruar dhe me pergjegjesi gjinore, për parandalimin dhe eleminimin e dhunës dhe ngacmimit në botën e punës.

Shqipëria duhet ta ratifikojë këtë në mbështetje të konventës.

Më 26 janar 2022 komisioni për cështjet ligjore shqyrtoi për dhënie mendimi projektligjin ”Për ratifikimin e konventës 190, konventa për dhunën dhe ngacmimin” të organizatës ndërkombëtare të punës 1986.

Nxitja e ndërveprimit të organizatave të punëdhënesit e punëmarrësve dhe strukturave përgjegjëse shtetërore në luftën kundër këtij fenomeni. Faktorët:

  • Transformimet në botën e punës,
  • Zhvillimet teknologjike,
  • Ndryshimet demografike,
  • Klimaterike dhe globale.

Të gjitha këto kanë ndikim të thellë në naturë dhe të ardhmen e punës, në vendin dhe dinjitetin e njerëzve në punë.

Duhen krijuar perspektivat e duhura për një të ardhme të drejtë dhe të qëndrueshme. Për këtë nevojitet:

  • Të investojmë tek njerëzit,
  • Investim në vende pune,
  • Aftësi profesionale,
  • Mbrojtje sociale
  • Barazi gjinore, në institucionet e tregut të punës për të siguruar:
  • Paga të përshtatshme,
  • Orë pune të kufizuara,
  • Siguri,
  • Shëndet dhe të drejta themelore në punë.

Duhet që politika të nxisë një mjedis të përshtatshëm për ndërmarrjet e qëndrueshme, rritjen ekonomike dhe punë të denjë për të gjithë.

 

Motoja: Drejtësi sociale dhe punë të denjë

 

Dhuna dhe ngacmimet në botën e punës.

Konventa për dhunën dhe ngacmimin 2019 (nr 190) dhe rekomandimet (nr 206). Duhet të kemi një kornizë të qartë për veprim dhe një mundësi për të formuar një të ardhme pune të bazuar në dinjtet dhe respekt, pa dhunë dhe ngacmim.

Duhet të artikulohet qartë: të drejtën e cdonjerit dhe ngacmimet, duke identifikuar dhe sjelljet që mund të përbëjnë shkelje ose abuzim të të drejtave të njeriut.

Konventa (190) dhe rekomandimi (nr 206) janë dëshmi të vlerës dhe forcës së dialogut social dhe tripartizmit.

Struktura trepalëshe është formë soecifike e partneritetit social.

Elementet e tripartizmit janë:

  1. Shteti,
  2. Punëdhënësi,
  3. Punëmarrësi.

Tripartizmi dhe dialogu social, bazohen në një rend ligjor, me funksionin e mirë të ekonomisë, në një organizim të qëndrueshëm të punëdhënësve e punëmarrësve dhe në harmonizimin e interesave shtet-punëmarrës-punëdhënës në një nivel të lartë të mbrojtjes sociale dhe të edukimit.

Partneriteti dhe dialogu social janë tipare vetëm të demokracisë, vetëm të shoqërisë që shpall dhe praktikon liritë dhe të drejtat bazë të individit. Mirëpo, mënyrat dhe mjetet kryesore për realizimin e partneritetin dhe dialogu social janë:

  • Krijimi i institucioneve,
  • Miratimi i dispozitave ligjore të përshtatshme,
  • Ndihmesa e huaj dhe ratifikimin e konventave ndërkombëtare.

Rol duhet të luajnë  ministritë që mund të jenë:

  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,
  • Ministria e Shtetit për Standartet e Shërbimit,
  • Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve,
  • Ministria e Drejtësisë.

Këtu mund të shikohen roli i sindikatave të jetë më intentiv.

Kodi i Punës në Republikën e Shqipërise i ka të përfshira, por mendoj që duhet të përshtaten terminiologjitë sipas konventës dhe kodit që të ketë kuptimin e plotë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është organi përgjegjës që siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi, që të trajtojë rastet e shqetësimeve, përfshitë shqetësimin seksual në fushën e punësimit.

Duhet të saktësohen elementet që përfshijnë në dhunë dhe ngacmimin.

 

Shënim: Ky është interpretimi im personal, nisur cfarë u tha në komisionin e ligjeve, në konventën e Gjenevës, me disktutimet e shumta nga ekspertë të fushës, nga ratifikimet e pak shteteve që që e kanë bërë, nga domosdoshmëria që edhe Shqipëria duhet ta ratifikojë.

Unë shpresoj që kjo temë mjaft e ndjeshme dhe njëkohesisht delikate të mos mbesë në letrat e komisoneve, në fjalët e deputetëve, apo në shkrimin tim  adhe të tjerëve, por të gjejë rrugën e ratifikimit që për mua mund të jetë e vështirë se duhet të funksionojë zinxhiri i të gjithë hallkave.

 

 

 

Please follow and like us: