22 tetor 2002/Apeli i intelektualëve shqiptarë për vlerësimin e gjuhëtarit kroat, Milan Shuflai
Më 8 nëntor 1879 lindi politikani, albanologu dhe historiani kroat Milan Shuflai. Ishte ndër themeluesit e albanologjisë si dhe autor i të parit roman fantashkencor në letërsinë kroate. Edhe vepra tjetër letrare që shkroi, “Kostandin Balsha” është ndër romanet e para historike me tematikë shqiptare. Në kalimin e natës 18/19 shkurt të vitit 1931 është kryer në Zagreb vrasja e tij, e përgatitur nga regjimi i mbretit serb Aleksandri I Karagjorgjeviq, vrasje kjo që kishte bërë jehonë të madhe në opinionin publik europian e botëror. Vepra dhe kontributi i albanologut Shuflai njihet mirë nga rrethet shkencore, letrare dhe historike shqiptare. Para disa vitesh, Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, pas një apeli të intelektualëve shqiptarë dhe duke shfrytëzuar sesionin shkencor “Shuflai dhe ahqiptarët’ organizuar nga Akademia e Shkencave në Tiranë, e dekoroi Shuflain me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” pas vdekjes, me motivacionin “Për kontribut të shquar në studimet albanologjike, për karakterin shkencor dhe objektiv të mbrojtjes së çështjes shqiptare në veprën e tij”.
Please follow and like us: