Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada Britanike: Inkurajojmë Kuvendin të mbështesë zgjatjen e vetingut

Ambasada Britanike në Tiranë inkurajon Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut.

Ashtu si ambasada e BE dhe SHBA-ve, ambasada britanike thekson se procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

“Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.
Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”, deklaron ambasada britanike.

Please follow and like us: