KPA pezullon nga detyra gjyqtarin Ardian Hajdari
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK “trondisin” edhe njëherë gjyqtarët e zgjedhur për të kryer pastrimin e sistemit të drejtësisë.
SPAK ka marrë të pandehur gjyqtarin e KPA Ardian Hajdari dhe për këtë arsye Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka pezulluar nga detyra.
Ardian Hajdari është gjyqtari i dytë, pjesë e shkallës së dytë të “Vettingut” që pezullohet nga detyra.
Më herët ishte Luan Daci, i cili u kallëzua penalisht në SPAK për falsifikim dokumentash me qëllim favorizimin e vetes për t’u zgjedhur si anëtarë i Kolegjit të Larte.
Pas pezullimit të gjyqtarit Hajdari, Kolegji u detyrua të shtyjë edhe një seancë publike që ishte parashikuar për sot, pasi gjyqtari Ardian Hajdari ishte pjesë e trupës gjykuese dhe pezullimi i tij e bënte të pamundur kuorimin e trupës gjykuese.
Tanimë KPA mbetet me 6 anëtarë nga 7 që ka gjithsej.