Albspirit

Media/News/Publishing

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, aplikojnë 10 kandidatë, lista i shkon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

10 kandidatë kanë aplikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Lajmi bëhet i ditur nga presidenca. Aplikimet morën shkas pas krijimit të vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo.

Në listën e aplikantëve janë emra të njohur të sistemit të drejtësisë, si kryetari aktual i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ish- prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, apo edhe Komisionerit për Mbrojtjen e Të drejtës së Informimit dhe të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.

10 emrat e kandidatëve janë: Ardita Buna, Arta Marku, Arta Vorpsi, Besnik Dervishi, Elida Take, Gent Ibrahimi, Juliana Latifaj, Maksim Qoku, Manjola Xhaxho, Sandër Beci.

Lista e aplikantëve të mësipërm, si dhe dokumentacioni për secilin kandidat, i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.

“Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në njoftim./rtsh

Please follow and like us: