Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: PAGURJA

– Shokëve të një udhe –
Shokët njomën buzët teksa fironte dhe e vetmja pikë, pagures së ujit.
Më të voglit i lanë gjysmë gllënjke më shumë që frikën të mbyste greminës përpara.
Kanë etje shokët…
Xhepat e xhaketave me diell i patën mbushur të ngrohnin sapak duart.
Po, po!
Ia zhvatën lëkurën diellit rënë hendekut asaj pasdite, diku anë një rruge.
Iknin shokët…
Pagurja bosh dridhej shpërdridhej sup më sup, dhe herë herë dukej si yll i vonë i shkëlqyer që… gati të binte.
Mijëra të tjera, ujëplotë, faniteshin bebëzave të syve sikur fluturonin drejt qiejsh përtej horizontit të plogët.
Ç’rrugë e etur…
E etur si shokët.
Please follow and like us: