Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Për antifashistët e tullave…

Në vitin 2015 kur kryeministër i Serbisë ishte Aleksandër Vuçiç, Serbia i dha pafajësinë dhe reabilitoi Drazha Mihajlloviçin, kryekriminelin e bandave fashiste të çetnikëve, të cilët në Luftën e Dytë Botërore ishin bashkëpunëtorë zyrtarë të fashizmit dhe të nazizmit dhe njihen për krimet e përbindshme të kryera gjatë luftës.
Në 9 maj 2021 kur president i Serbisë ishte Aleksandër Vuçiç, në një ceremoni shtetërore me rastin e Ditës së Fitores mbi fashizmin, organizuar nga qeveria në Teatrin Kombëtar, u çfaq në dokumentarin zyrtar si nderim portreti i kryeçetnikut Drazha Mihajlloviç krahas portretit të Titos. Për ta plotësuar më mirë nderimin për çetnikët në atë ceremoni shtetërore u ekzekutuan tre marshe të kompozuara nga një çetnik bashkëpunëtor i ngushtë i Drazha Mihajllloviçit.
Serbia e sotme u jep të njëjtat të drejta dhe privilegje si partizanëve antifashistë të Luftës së Dytë Botërore, ashtu dhe çetnikëve, bashkëpunëtorë të fashizmit dhe të nazizmit.
Nuk ka folur foli njeri as në Kosovë dhe as në Shqipëri në mbrojtje të antifashizmit lidhur me rastet e mësipërme.
Por Serbia është kaq dinake sa që të provokojë sherr në mesin e shqiptarëve, që zihen sot me njeri-tjetrin në Kosovë dhe në Shqipëri se kujt i kanë përkitur tullat para 77 viteve.
Askush në Berlin, në Romë, në Tokio dhe në Paris nuk grindet dhe as e përmend sot se kujt i kanë përkitur tullat në ato kryeqytete në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe aty i kanë tullat, që ruhen, restaurohen dhe përdoren sot kësaj dite.
Please follow and like us: