Albspirit

Media/News/Publishing

Vjen në shqip “Sekreti i Parisit” nga Natasha Lester

“Sekreti i Parisit” nga Natasha Lester është një histori zemërthyese, e shkruar bukur, e treguar në periudha të ndryshme kohore që të çojnë në Paris, në Angli dhe në Australi. Është një sagë familjare, një histori lufte, një histori dashurie dhe humbjeje. Personazhet janë absolutisht të jashtëzakonshëm.
Angli, 1939: Skaji Penrouz është një aviatore e guximshme dhe e stuhishme, ndërsa motra e saj Liberta e sfidon në çdo hap. Edhe pse femrat nuk lejohen në Forcat Ajrore Mbretërore (RAF), Skaji është e vendosur të japë ndihmesën e saj gjatë luftës. Ajo është e emocionuar kur ribashkohet me mikun e saj të ngushtë të fëmijërisë, Nikolasin, por shumë e habitur kur merr vesh se Nikolasi është i fejuar me një franceze enigmatike të quajtur Margo Zhurdan.
Paris, 1947: Stilisti Kristian Dior zbulon koleksionin e tij të parë magjepsës në një botë të tronditur nga lufta dhe pikëllimi. Ai ia vë emrin Miss Dior parfumit e tij debutues në nderim të motrës së tij të dashur Katerina, e cila forcon një miqësi të jashtëzakonshme me Skajin dhe Margonë përmes punës së saj me Rezistencën Franceze.
Në ditët tona, konservatorja e modës Keti Zhurdan zbulon një koleksion të paçmuar fustanesh të Diorit në shtëpizën e pushimeve të gjyshes së saj. Ndërsa thellohet në misterin e origjinës së tyre, Keti fillon të dyshojë gjithçka që mendonte se dinte rreth gjyshes së saj të dashur.
Please follow and like us: