Arbërie Nagavci: In memoriam, Abdurrahman Simnica

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë kolegu ynë, zyrtar shumëvjeçar i MASHTI, z. Abdurrahman Simnica.
I ndjeri Simnica ishte inxhinier i grafikës, punoi në Rilindje deri në vitet e 90-ta, pastaj si profesor i lëndës se grafikës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
Me themelimin e institucioneve të Kosovës u punësua në Ministrinë e Arsimit, përkatësisht në Departamentin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, nga ku u pensionua në vitin 2017.
Abdurrahman Simnica do të mbahet mend si njeri i urtë dhe i përkushtuar në punën dhe profesionin e tij. Po ashtu ai do të kujtohet si një nga kontribuesit më të mëdhenj kudo që ka punuar, veçanërisht në zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë.
Ngushëllime familjes Simnica, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve!
Please follow and like us: