Albspirit

Media/News/Publishing

Bauhaus – Ideja “gjenezis”, fryma zanafillore e Dizajnit Modern!

(S. Guraziu – Ars Poetica, T 2020)

(Sipas piktorit avangardist rus, Kandinsky, “ngjyra është fuqia që drejtpërdrejt ndikon në shpirtin tonë“…)

[ arspo-bauhaus_kandinsky_citat.jpg ]
1. Shkolla Artistike Bauhaus (1919-1933) – Si “shkollë e artit” ishte aktive vetëm për 14 vjet, mirëpo kjo periudhë e “jetës” së Bauhaus do ishte në fakt epoka vitale ose jetësore në historinë e Artit Modern në përgjithësi, në historinë e Arkitekturës, Dizajnit dhe të edukimit kulturor-artistik të mbar-shekullit XX.

[ arspo-bauhaus_02.jpg ]
2 – Zyra e Drejtorit të shkollës “Bauhaus”, Weimar, Gjermani, dizajn i vetë drejtorit, themeluesit të shkollës, Walter Gropius në v. 1919 – mrekullia vetë, ngelet dizajn impresiv qoftë dhe pas 100 vitesh, thjesht dizajn “modernist” që i reziston kohës.

Praktika avangarde-artistike e “Bauhaus” do t’i frymëzonte gjeneratat e artistëve aneskaj rruzullit, duke qenë si “pararendje” e përvojave artistike dhe e eksperimenteve vizionare do ia jepte formën zhvillimit të mëtutjeshem të të ashtuquajturit Art Modern.

Nëse të “abstraktizohej” sa më shkurt e troç, pa vizionin pararendës të “Bauhaus” ndoshta as Picasso s’do na ishte ai “guximtari modern”, ai babaxhani siç pati qenë, e madje as “iPhone” s’do na ishte ashtu siç është sot, dmth. forma (me të cilën “paketohet” teknologjia).

Disa vite më parë pata shkruar diku se “iPad” (produktet e Apple) janë thjesht “kopje të Pad-it” të S. Cubrick (le ta quaj “Cub-Pad”, pra nga filmi i tij, 2001-Odiseja Hapësinore, 1968). Ajo çfarë po aludoja ishte se, edhe Stanley Cubrick e po ashtu edhe Apple e qartë se qenë ndikuar nga filozofia e dizajnit “Bauhaus”, edhe Cubrick edhe Steve Jobs, që të dy po e kopjonin të njëjtën bukuri, të njëjtën dizajn-filozofi, ishin duke i ndjekur thjesht “kushtet e modernizmit”, paradefinuar qëmoti nga “Bauhaus”.

[ arspo-bauhaus_03.jpg ]
3 – (Majtas) Le Corbusier (1887-1965) – “Cassina LC2”, 1928 (dizajnuar së bashku me Pierre Jeanneret dhe Charlotte Perriand) – (Djathtas) Steve Jobs (1955-2011) duke ia prezantuar botës produktin “iPad” në v. 2010, ulur në “Cassina LC2”, dizajnuar në v. 1928 nga Le Corbusier, P. Jeanneret, C. Perriand.

[ arspo-bauhaus_04.jpg ]
4 – (Majtas) “iPadi” (Cub-Padi)… dikur, 1968, i Stanley Cubrick – (Djathtas) iPadi im (dmth. i Steve Jobs, i Apple, paçka se këtu në foto kthyer “kokëposhtë” 🙂

“Bauhaus” ishte fryt i kontributit të gjithanshëm nga artistë të njohur të kohës, vizionarë e avangardistë, e po ashtu dhe nga studentë aspirues, nga rreth 30 vende të ndryshme. Mësuesit e kësaj “shkolle” quheshin “master” (njëri nga mësuesit do ishte dhe Wassily Kandinsky).

[ arspo-bauhaus_05.jpg ]
5 – Mësuesit e Bauhaus, Weimar, Gjermani, ~1920 (nga e majta): Josef Albers, Hinnerk Scheper, Georg Muche, László Moholy-Nagy, Herbert Bayer, Joost Schmidt, Walter Gropius (themeluesi i Bauhaus), Marcel Breuer, [ Wassily Kandinsky ], Paul Klee, Lyonel Feininger, Gunta Stozl, Oskar Schlemmer ]

[ arspo-bauhaus_06.jpg ]
6 – (Majtas) Le Corbusier dhe Walter Gropius (1883-1969), foto e v. 1955 – (Djathtas) Le Corbusier dhe Albert Einstein (1879-1955), foto e v. 1946.

[ arspo-bauhaus_07.jpg ]
7 – Josef Albers (1888-1976) – “Ritmi”, 1958
…nga njohësit e historisë së artit thuhet se Albers qe ftuar nga drejtori i Bauhaus, Walter Gropius, për t’dhënë mësim së bashku me Paul Klee në punëtorinë… ose në kabinetin e dizajnit të qelqit, ishte këtu momenti kur Albers do ia fillonte me interesin dhe studimin e gjeometrisë së pastër “katërkëndore”, e cila gjë sikur do ta “përcaktonte” karrierën e tij të mëvonshme.

Please follow and like us: