Njihet patenta shqiptare në Gjermani
Gjermania njeh patentat shqiptare. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri shkruan se pas kalimit në Parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
POSTIMI
LAJM I MIRË
Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane
Please follow and like us: