Albspirit

Media/News/Publishing

Si për inat, madje dhe Ruanda para shqiptarëve!

Si për inat, madje dhe Ruanda para shqiptarëve!
(s.guraziu – ap, sh 22 – pak humor – indeks-kafshatë që s’kapërdihet”, do ishte shprehur dikur Migjeni gjenial)

…sipas Transparency International, “indeksi i korrupsionit” për v. 2021, për 180 vende të botës, na ishte kështu – siç e shohim në grafikën, Kosova na ishte e 39-ta, kjo i bie t’jetë notë pakëz me e “mirë” sesa e Shqipërisë, indeksi i së cilës (35) duket më i “kuq”, apo nëse jo i kuq, dmth. si duhet thënë… me nuancat e “portokallizmit”…

…hm, bazuar në “portokallinë” e indeksit, mos vallë “portokalli-kultura” shqiptare do ketë kontribuar sadopak, meqë s’duhet mohuar fakti që për shumë gjëra “Portokallia” sikur ia kalon gazetarisë “zyrtare”, “Portokallia” s’ka barriera, mjaft problematika të ecejakeve socio-politike-kulturore i fshikullon dhe i hedh cullak në shesh, më kujtohet një portokalli-skenar ku ai shakaxhiu (emrin s’ia di, ndjesë) thoshte se Shqipëria i ka 3 kushtetuta; 1 kushtetutë për BE-në, 1 kushteputh, dhe 1 kushtemutë – pra do hyhej në hak nëse të mohohej vërtetësia shakalogjike e kësaj vërejtjeje a la portokalleske : )

…”AlPazari” i Agron Llakës gjithashtu do i ketë meritat e veta (ok, këta mbase një grimë më dobët krahasuar me “Portokallinë”, këta më shumë merren me “jepe, jepe, mos e mbaj për vete”), ama s’do koment se është aq e ëmbël kur demaskimin dhe përtalljen e korrupsionit e konsumon si HUMOR, ndoshta do duhej “parodizuar” madje dhe vetë gazetaria shqiptare, njësoj siç paradizohet “sala, rama, policia, politika…” ndoshta do duhej fshikulluar dhe Gazetaria…

…hm, se si më bëhet një lloj meritokracie i takon dhe “portokallisë”, përndryshe Shqipëria s’do kishte shpëtuar nga e “kuqja” e indeksit – dhe imagjino, tani pas publikimit do ishin skuqur e përskuqur shqiptarët anembanë (nga TURPI), pasi dihet që krenaria e shqiptarëve është diç si “mont-everesti ballkanik”, do u vinte fort inat nëse të ngeleshin në “bisht” të indeksave, imagjino (si për inat) madje dhe Ruanda ia ka kaluar Shqipërisë, se mos vetëm shqiptarëve… Ruanda ua ka kaluar madje dhe grekëve, kroatëve, hungarezve etj etj. boooo, ec e kapërdije, “indeks-kafshatë që s’kapërdihet” do ishte shprehur dikur Migjeni gjenial…

***
…grafikën e kopjova nga faqja VOAL (Zëri i Shqiptarëve), pasi lexova një reagim mjaft objektiv, vështrim realistik, me mjaft “apologjetizëm” objektiv, ngjeshur me keqardhje autoriale për segmentet e korruptuara të politikës, e pse jo dhe për “gazetarinë e korruptuar” (kosovare, shqiptare), në kontekst të shkrimit gjithçka e ndërthurur rreth intervistës së Presidentes Vjosa Osmani – artikullit të vet autorja Znj. Buçpapaj në fund ia kishte ngjitur këtë infografikën e “korrupsionit” 2021 të Transparency International, edhe autorja e sillte në pah që “…Kosova, për vitin 2021, bën një progres shumë të dukshëm cilësor, duke lënë prapa Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Shqipërinë, Turqinë dhe Bosnje Hercegovinën”…

Please follow and like us: