Vritet në zyrë gazetari i lajmeve në internet
Heber Lopez, drejtor i faqes meksikane të lajmeve në internet Noticias Web, është qëlluar për vdekje duke u bërë gazetari i pestë që vritet në vend që nga fillimi i vitit.
Lopez u sulmua të enjten, 10 shkurt në zyrën e tij në Salina Vruz, në shtetin jugor të Oazaca, sipas autoriteteve.
Jan-Albert Hootsen, përfaqësuesi i Meksikës për Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, tha se vrasja e Lopez i bën gjashtë javët e para të vitit 2022 “më vdekjeprurësit për shtypin meksikan në më shumë se një dekadë”.
“Pesë gazetarë u vranë, dy i mbijetuan sulmeve dhe një numër tjetër gazetarësh raportuan se kishin marrë kërcënime me vdekje”, shkroi ai në Twitter.
Prokurori i Përgjithshëm për Oaxaca tha se dy persona u arrestuan në lidhje me vrasjen e Lopez, megjithëse hetimi ishte ende në vazhdim.
Dëshmitarët thanë se një automjet me dy burra u ndal para zyrës së Lopez të enjten në mbrëmje. Njëri prej tyre doli, hyri në zyrë dhe qëlloi Lopez.
Lopez mbulonte lajmet e krimit dhe policisë.
Meksika renditet si një nga vendet më vdekjeprurëse për gazetarët në botë. Nga viti 2000 deri në 2021 rreth 145 gazetarë janë vrarë në vend, sipas organizatës për të drejtat e njeriut./oranews