Albspirit

Media/News/Publishing

Shënimet e Edit Durham për Korçën në kohën e perandorisë osmane

…Korça është një qytet i habitshëm. Është i pastër, shumë i pastër, më i pastri që njoh unë në Perandorinë turke, me rrugë të drejta, të shtruara mirë, pa zagarë dhe plehra. Qëndron mbi një fushë të rrethuar me male, rreth 700 metra mbi nivelin e detit, është i shëndetshëm dhe ka ujë të pijshëm të mirë. Gati një e treta e banorëve janë myslimanë.

Në mal gjenden shtresa qymyrguri dhe qyteti krenohet me një mulli avulli që ka. Sikur të lidhej Korça me det, me anë të një hekurudhe, do të zhvillohej shpejt, sepse qymyri është i mirë për eksportim. Me gjithë vështirësitë që ka tani, dyqanet janë plot me mallra të importuar nga jashtë

Pasuria e saj më e madhe është bërë jashtë, sepse megjithëse shqiptari në gjendjen e tanishme e gjen të vështirë për të përparuar në vendin e tij, ai tregon aftësi të mëdha pune në vende të huaja dhe i ndikuar nga patriotizmi që e karakterizon, ai i harxhon fitimet e punës në vendin e tij të lindjes…

Please follow and like us: